Dënimi i Navalnyt, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut thirrje për lirimin e opozitarit rus

Dënimi i Navalnyt, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut thirrje për lirimin e opozitarit rus

Alexei Navalny

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ka bërë thirrje për lirim të politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny, kërkesë që është refuzuar shpejt nga qeveria ruse.

“Më 16 shkurt, një dhomë prej shtatë gjyqtarëve të Gjykatës ka vendosur, në interes të palëve dhe sipas procedurave, që t’i kërkojë Qeverisë së Rusisë, sipas Rregullit 39 të Rregullave të Gjykatës, që të lirojë aplikuesin (Navalny)”, është cituar të ketë thënë gjykata me bazë në Stasburg, sipas faqes së Navalnyt në internet.

Ministri rus i Drejtësisë Konstantin Chuychenko është shprehur për mediat ruse se kërkesa e gjykatës është e paarsyeshme dhe e paligjshme, duke pretenduar se nuk ka “bazë ligjore” për lirimin e Navalnyt.

Kritiku i Kremlinit, 44-vjeçar është arrestuar më 17 janar, pasi është kthyer nga Gjermania në Rusi, ku është trajtuar nga helmimi me agjent nervor. Navalny beson se helmimin e ka urdhëruar presidenti rus Vladimir Putin, mirëpo Kremlini mohon një gjë të tillë.

Navalny e ka konsideruar seancën fillestare pas arrestimit të tij si “tallje me drejtësinë”, përderisa ndalimi i tij është dënuar nga pjesa më e madhe e Perëndimit.

Protesta të dhunshme kanë përfshirë të gjithë Rusinë në mbështetje të Navalnyt.

 

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim