Rama ka edhe një paralajmërim kur shprehet se s'kemi parë gjë akoma, pasi po vjen Vetingu.
“Një lajm i mirë ndëshkimi i radhës nga Gjykata e Lartë për shpifësin profesionist të PD. Por s'kemi parë gjë akoma, po vjen Vetingu” thotë kryeministri.
Pas më shumë se 1 viti proces gjyqësor, Gjykata e Lartë dënoi me 50 mijë lekë gjobë kreun e grupit parlamentar të PD, Edi Paloka.
Paloka u padit në gjykatë nga ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pasi sipas padisë, Paloka kishte shpifur ndaj tij duke e quajtur një mbrojtës të krimit dhe si person që ndihmonte bandat kriminale të Tiranës.

Statusi i Edi Ramës
dy.b/shqiptarja.com
