Dënimi i rëndë që Gjykata e Apelit të Federatës italiane vendosi ndaj Juventusit, duket se nuk do të përfundojë me kaq. Hetimi mund të zgjerohet edhe drejt skuadrave si Roma dhe Milan me të cilat Juventus ka kryer shkëmbime lojtatrës, konkretisht, Milani për shkëmbimin Caldara-Bonucci dhe Roma për Pellegrini-Spinazzola.
Miloan dhe Roma do të jenë pjesë e një linje të dytë të hetimeve që janë hapur. Gjithashtu janë zbuluar edhe skuadra të tjera, si Sassuolo, Atalanta dhe Udinese, të cilat bënin biznes me ‘Zonjën e Vjetër’.
Ka klube të tjera të Serisë A që mund të hetohen për çështjen e fitimeve të supozuara fiktive kapitale. Rrethi i skuadrave që rrezikojnë të përfshihen në gjyqin e dytë sportiv për fitimet kapitale fiktive është shumë më i gjerë dhe ka të bëjë si me ekipet italiane ashtu edhe ato të huaja.