ANGLI - Gjykata e Kardifit ka dënuar me mbi 38  vite burg në total 8 të akuzuar për kultivim dhe shitje droge, mes tyre edhe 6 shqiptarë.

Operacioni i koduar Prishtina solli arrestimin e 8 personave për kultivimin kanabisit në prona të marra me qera në Uells. 6 prej të dënuarve ishin shqiptarë, ndërsa dy të tjerët çifti i bashkëshortëve që kishte objektet e marra me qera. Parcelat mund t’u sillnin trafikantëve një fitim neto prej 12 milionë euro në vit.

Shqiptarët kishin marrë disa objekte me qera për të ngritur bazën e kultivimit të kanabisit duke e fshehur nga fqinjët.

Aktiviteti i tyre është zbuluar aksidentalisht pasi një nga parcelat e tyre u përfshinë nga zjarri si pasojë e mbingarkesës së rrjetit elektrik.

Sipas prokurorit të çështjes banda e shqiptarëve kishin shpërhapur parcelat duke rritur mbi 1 mijë bimë narkotike në vit.

Një mijë rrënjë kanabisi u gjetën vetëm në një parcelë, ndërsa qindra të tjera u gjetën të kultivuara në vende të ndryshme. Sipas prokurorit vetëm kanabisi i asgjësuar kishte një vlerë prej 3 milionë Paund në vit duke llogaritur 3 herë vjelje në vit do të sillte mbi 12 milionë euro në vit.

Në banesat e shqiptarëve u sekuestruan edhe 2 pistoleta me 200 fishekë dhe 10 mijë paund. 2 prej tyre u shpallën fajtorë për armëmbajtje pa leje dhe sipas policisë duke pasur aq shumë municion duhet të kenë pasur ndërmend që t’i përdornin ato. 
6 shqiptarët e dënuar, kishin pranuar akuzën për prodhim droge, ata janë:

Alban Boka, 42 vjeç, që ishte edhe kreu i bandës së shqiptarëve u dënua me 10 vite burg ndërsa vëllai i tij Altin Boka, 34 vjeç është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg.  
Ignis Asllanaj, 29 vjeç është dënuar me 8 vite e 6 muaj burg.
Blerim Nula, 31vjeç është dënuar me  3 vite e 6 muaj burg
Julian Deliu, 24 vjeç është dënuar me  3 vite burg  
Elvis Fikaj, 28 vjeç është dënuar me 2 vite burg

Alban Boka dhe Ignis Asllanaj kanë qenë edhe poseduesit e armëve të sekuestruara

Mes të dënuarve edhe pronarja  e objekteve një avokate, e cila u dënua me tre vite burg. Ajo u shpreh në seancën e gjyqit se i kishte dhënë ambientet me qera në kohën kur recesioni po godiste tregun e banesave. Bashkëshorti i saj u dënua me 5 vite burg si bashkëpunëtor në këtë industri droge. Çifti britanik kishte mbi 50 prona përreth Anglisë dhe Uellsit, të cilat u sillnin shumë të ardhura në muaj.
 
6 te denuarit në britani
(Në foto: 6 shqiptarët e denuar në Britani për kultivimin e lëndëve narkotike)

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)