Dënohet me 1.8 vite burg ish-
ministri i Punës, Spiro KseraPDF/ Vendimi i Gjykatës së Tiranës

Dënohet me 1.8 vite burg ish-<br />ministri i Punës, Spiro KseraPDF/ Vendimi i Gjykatës së Tiranës
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burg ish ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale në qeverinë "Berisha", Spiro Ksera.

Ish-ministri nuk ka qenë i pranishëm në seancë, por ai përfaqësohej përmes avokatit të tij, Genc Gjokutaj. 

Sipas vendimit të Gjykatës me 26 faqe, krahas dënimit me 20 muaj burg, Kserës i mohohet edhe e drejta e marrjes së detyrës shtetërore dhe funksioneve publike për 5 vite. 

Prokuroria kërkoi tre vite burg për ish-ministrin, duke e cilësuar atë fajtor në vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Ksera akuzohet se ka abuzuar me fondet e buxhetit të shtetit në shumën e 30 milionë lekëve. Sipas Prokurorisë, Ksesa ka përvetësuar shumën në fjalë, edhe pse fondet kanë qenë të destinuara për aktivitete në dobi të komunitetit rom. 

10 muaj burg janë dhënë për Artevis Menen, ish-juristin e Ministrisë, ndërsa nga 10 muaj shërbim prove janë dhënë për dy ish-punonjëset Elda Koza dhe Elisabeta Dodbidaj. 

Spiro Ksera është ministri i parë që dënohet me burg për abuzim me detyrën. Ai u arrestua në 16 Janar të këtij viti në banesën e tij në Derviçan të Gjirokastrës, ku ai banon.

Ndaj tij Prokuroria e Tiranës kishte lëshuar urdhër arresti me akuzën se ka përfituar shuma të konsiderueshme parash përmes tenderëve fiktivë për organizimin e aktiviteteve social-kulturore për fëmijët në nevojë, romët dhe moshën e tretë, gjatë vitit 2013 pak para zgjedhjeve të qershorit kur të djathtët lëshuan pushtetin.

Në cilësinë e kryetarit të Entit Prokurues, në bashkëpunim me ish-drejtorin e Kabinetit Kleves Bitro si dhe mbështjen e disa zyrtarëve të tjerë, Ksera ka vjedhur paratë e akorduara për aktivitetet e shtresave të ndryshme sociale. Në shumicën e rasteve, sipas Prokurorisë së kryeqytetit, këto aktivitete nuk janë realizuar, ose janë bërë me kosto shumë më të ulëta se sa vlera që është shënuar në dokumentet zyrtarë. Abuzimi financiar përllogaritet në rreth 30 milionë lekë të reja. 

Genc Gjokutaj, avokati i ish-ministrit Ksera, u shpreh se vendimi i Gjykatës së Tiranës që dënoi me 1.8 vite burg klientin e tij, nuk u mor për arsye ligjore.
 
Sipas tij, Ksera është i pafajshëm, ndërsa dënimit me burg i jep ngjyrime politike. Ai thotë se vendimi do të ankimohet në Gjykatën e Apelit.  
 
"Nuk ka elementë të vjedhjes. Gjykata uli 6 muaj burg pa analizuar asnjë provë. Do t'i drejtohemi Apelit, të bindur që ish ministri Ksera është i pafajshëm, sepse janë aktet në dosje që e provojnë këtë fakt.
 
Mënyra e procedimit të ish ministrit Ksera është shumë e dyshimtë. Analiza të çon te konkluzioni se arrestimi është bërë për arsye joligjore.
 
Ta akuzosh për vjedhje dhe të mos thuash shumën, marrëveshjen që ka bërë, për mua është një vendim i paarsyetuar dhe në Gjykatën e Apelit absolutisht nuk mund të kalojë",
u shpreh Gjokutaj. 

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

BBC: Si u kthye Donald Trump nga humnera politike?

BBC: Si u kthye Donald Trump nga humnera politike?