Dënohet me 18 muaj burg shqiptari në Britaninë e Madhe, goditi një polic dhe tentoi të arratisej! Në makinë iu gjet kanabis dhe sëpatë (VODEO)

Një 30-vjeçar shqiptar i identifikuar si Erjon Selivrada është dënuar me 18 muaj burg në Britaninë e Madhe. Policët vunë re që po ecte me shpejtësi përtej limitit dhe e ndaluan. Por ai sulmoi një oficer policie dhe u largua me vrap. Por nuk ishte aq me fat sepse u përplas teksa ecte nëpër rrugën A34 për t’i shpëtuar arrestimit më 20 janar.

Askush nuk mbeti i plagosur dhe policia britanike bëri të mundur ndalimin e arrestimin e tij. Pasi u vu në pranga, shqiptarit i kontrolluan makinën dhe i gjetën 8 kilogramë kabanis. Përveç drogës atij iu gjet në automjet edhe një sëpatë.

Ndaj në seancën që u mbajt para disa ditësh, Selivrada u deklarua fajtor për shqetësim në shitje kanabisi, posedim sëpate, sulm me qëllim për t'i rezistuar arrestimit, posedim të pasurisë kriminale, shkaktim rreziku për përdoruesit e rrugës, drejtimin e një automjeti pa patentë dhe lëvizje me shpejtësi përtej limiteve. Pasi të përfundojë dënimin me burg në Britaninë e Madhe, do të deportohet drejt Shqipërisë.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!