Dënohet me 19 vjet burg
ish-ministri grek i Mbrojtjes

Dënohet me 19 vjet burg<br />ish-ministri grek i Mbrojtjes<br>
Dënohet me 19 vjet burg Ish-ministri grek i Mbrojtjes Akis Tsochatzopoulos, mbi të rëndojnë akuzat për larje parash, dhënie ryshfeti dhe evazion fiskal. Tsochatzopoulos ka mbajtur postin e Ministrit nga vitit 1996 deri në vitin 2001, dhe ministër i Zhvillimit prej vitit 2001 deri në vitin 2004.

Tsochatzopoulos, siç thuhet në aktvendimin gjyqësor, është dënuar për korrupsion dhe larje parash lidhur me kontratën për blerjen e nëndetëseve gjermane dhe sistemit kundërajror raketor rus.

Vendimi për Tsochatzopoulos ishte shtyrë nga Gjykata e Athinës për tre vite rresht, përveç ish-ministrit janë dënuar edhe 16 persona të tjerë, përfshirë vajzën dhe bashkëshorten e tij.

Tsochatzopoulos në mars të vitit 2013 është dënuar me tetë vite burg për shkak të parashtrimit të dokumenteve të rrejshme mbi pronën dhe të ardhurat. Po këtë vit mori një gjobë prej gjysmë milion euro dhe iu konfiskua vila luksoze në qendër të Athinës.

Gjithsej ka bërë 5 vite burg, këtë vit u lirua me kusht duke lënë një garanci prej 200 mijë eurosh.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjykata e Tiranës shpall moskopetencën për 21 Janarin, ia dërgon dosjen SPAK-ut

Gjykata e Tiranës shpall moskopetencën për 21 Janarin, ia dërgon dosjen SPAK-ut