Pavarësisht protestave të shumta dhe kritikave të ndërkombëtarëve dënohet me 3 vite e gjysëm burg Alexei Navalny 

Pavarësisht protestave të shumta dhe reagimeve të ndërkombëtarëve, gjykata ruse shpalli opozitarin Alexei Navalny fajtor për shkeljen e dënimit me kusht. Ai është dënuar me 3 vite e gjysmë heqje lirie, por do të duhet të kalojë 2 vjet e tetë muaj në qeli, pasi ka kryer më parë 10 muaj në arrest shtëpie.

Gjatë seancës gjyqësore të djeshme, Navalny fajësoi Putin dhe tha se udhëheqësi rus do të hyjë në histori si një "helmues". 44-vjeçari që ndër vite është bërë kritiku më i spikatur i Presidentit Vladimir Putin u arrestua në 17 janar pas kthimit të tij nga Gjermania, ku kaloi pesë muaj duke u rikuperuar nga helmimi me agjentin nervor Novichok. Helmim për të cilin Navalny ka fajësuar Shërbimin Sekret Rus. 

Autoritetet ruse e mohuan akuzën duke thënë se pavarësisht testeve nga disa laboratorë evropianë, ata nuk kanë asnjë provë se ai ishte helmuar.  Navalny akuzohet se ka shkelur dënimin me kusht, pasi kishte qenë për disa muaj në Gjermani, ku, ai ishte transferuar urgjentisht verën e kaluar pas helmimit gjatë një fluturimi nga Siberia për në Moskë.

Më shumë se 15 diplomatë nga vende të ndryshme dhe rreth 80 gazetarë rusë dhe të huaj morën pjesë në seancën dëgjimore. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova prania e tyre është "një ndërhyrje në punët e brendshme të Rusisë"

Alexei Navalny në Gjykatë

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt