Dënohet sërish gazetarja ruse që protestoi 'live' kundër luftës në Ukrainë

Dënohet sërish gazetarja ruse që protestoi 'live' kundër luftës në Ukrainë

Gazetarja ruse Marina Ovsyannikova

Gazetarja televizive ruse, Marina Ovsyannikova, e njohur protestën e saj kundër luftës në Ukrainë në një emision të drejtpërdrejtë, është dënuar prapë për "diskreditim" të forcave të armatosura të vendit.

Një gjykatë e qarkut në Moskë më 8 gusht urdhëroi ish-redaktoren e Channel One të paguante një gjobë prej 40.000 rubla (660 dollarë) për postimet e saj të fundit në internet që protestonin kundër luftës së vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë.

Avokatët e Ovsyannikovas insistuan që akuzat e fundit të kthehen në polici, pasi siç thanë klientja e tyre ishte informuar gabimisht për rastin kundër saj, sepse hetuesit i kishin dërguar letrat në adresën e gabuar.

Ovsyannikova tha në seancë se për këtë rast ishte njoftuar nga gazetarë të tjerë, në kohën kur ajo ishte jashtë vendit.

Javën e kaluar, e njëjta gjykatë e qarkut në Moskë e gjobiti Ovsyannikovan me 50.000 rubla (825 dollarë), për shkak të protestës së saj kundër pushtimit rus, me mbishkrimin "Putini është një vrasës, ushtarët e tij janë fashistë”, bashkë me disa foto të fëmijëve të vrarë në Ukrainë.

Marina Ovsyannikova ishte producente në televizionin shtetëror rus, Channel One. Televizioni shtetëror është burimi i vetëm i lajmeve për miliona rusë.

Më 14 mars, gazetarja u shfaq në transmetim të drejtpërdrejtë gjatë edicionit të lajmeve në televizionin shtetëror të Rusisë, Channel One, duke mbajtur një mbishkrim mbrapa prezantueses, në të cilin dënohej lufta në Ukrainë.

Mbishkrimi në rusisht thoshte: "Jo luftës. Ndaleni luftën. Mos i besoni propagandës. Ata po ju gënjejnë këtu”.

Ovsyannikova ishte producente në televizionin shtetëror rus në kohën e protestës së saj. Ajo u arrestua më vonë dhe u gjobit me 30.000 rubla (rreth 500 dollarë) nga një gjykatë për thirrje për protesta të paligjshme. Ajo dha dorëheqjen nga Channel One dhe kaloi disa muaj jashtë vendit, përfshirë Ukrainën, duke shprehur vazhdimisht kundërshtimin e saj për luftën./REL

 

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës