Denoncimet ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Luçiano Boçi: Pse nuk vihet në lëvizje SPAK! Kemi paditur prej më shumë se një viti

Pse nuk vihet në lëvizje SPAK për denoncimet që janë bërë ndaj kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës” Mark Babani? Kjo është pyetja që ka ngritur sot nënkryetari i ‘Rithemelimit’,  Luçiano Boçi i cili tha se Partia Demokratike, dega Vau i Dejës, e ka paraqitur në SPAK abuzimin me paratë e taksapaguesve, që më 15 korrik 2021 dhe pse ka kaluar më shumë se një vit nuk ka asnjë lëvizje nga njësia e prokurorëve specialë, e cila mbahet me paratë e taksapaguesve dhe është ngritur për të mbrojtur takspaguesit.

“Sot nga foltorja e Partisë Demokratike do të fillojmë një seri denoncimesh për abuzimet dhe vjedhjet spektakolare të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës. Medias do t’i nisim menjëherë dokumentet përkatës që faktojnë se në pushtetin sadist të Ramës vjedhja është shndërruar në normalitet dhe në formë talljeje me qytetarët. Që në fillim duam të theksojmë se Partia Demokratike – dega Vau i Dejës, e ka paraqitur në SPAK këtë abuzim me paratë e taksapaguesve, që më 15 korrik 2021. Ka kaluar më shumë se një vit dhe asnjë lëvizje nga njësia e prokurorëve specialë, e cila mbahet me paratë e taksapaguesve dhe është ngritur për të mbrojtur takspaguesit. Ne zotërojmë edhe një Akt-Konstatim të Drejtorisë së Anti-korrupsionit në ministrinë e Drejtësisë, e cila ka rënë në gjurmë të abuzimeve bagdadiane të kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Mark Babani”, tha Boçi.

Ai theksoi se historia nuk është vetëm abuzive, por edhe qesharake, dhe sipas tij bashkia ka hapur tender me objekt shtrim rrugësh, sistemim dhe ndriçim në Qendër Bushat, në lagjen “Çelepije” . Pas zhvillimit të tenderit, fitues është shpallur ofertuesi më i lartë, kompania “Ndërtuesi 2000”. Sipas tij, fituesi i tenderit dhe Bashkia nuk kanë sistemuar dhe shtruar rrugën për të cilën është zhvilluar gara, por një rrugë tjetër në lagjen “Muçejan”.

“Shkelja lidhet me faktin se një objekt i patenderuar nuk mund të likuidohet. Sipas ligjit të Prokurimeve Publike, çdo procedurë duhet t’i nënshtrohet tenderimit për të mundësuar konkurrim të drejtë.

Një shkelje tjetër, që e vëren Anti-korrupsioni, është se Komisioni i Vlerësimit në Bashki ka shpallur firmën fituese në kundërshtim me kërkesat e rastit. Dy ndër to janë mospasja e certifikatës ISO, dhe deklarim të stafit fiktiv/ të paqenë. Gjithashtu, në asnjë rast Bashkia nuk ka kryer verifikimin e mjeteve të deklaruara nga firma ndërtuese.

Shkelja tjetër, sipas Anti-korrupsionit, është ngritja e një grupi pune nga kryetari i Bashkisë për negocim të çmimeve të kontratës fillestare. Vini re: janë të njëjtat çmime të cilat po vetë ai i ka caktuar. Sa për ilustrim: artikullin “shtresë binder” nga 885 lek për m2, që e ka caktuar në fillim, e ka çuar në 1,120 lek për m2”, tha Luçiano Boçi.

Në fund ai i bëri edhe një herë thirrje “SPAK të hapë sirtarët ku zënë pluhur dosjet që ia kemi nisur para një viti dhe të hetojë vjedhjet e kryebashkiaku të Vaut të dejës. Nesër ne do t’ju sjellim prova për shkelje të tjera”.

Dokumentet e publikuara nga Luciano Boci

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve të pasagjerëve Durrës - Bari

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve të pasagjerëve Durrës - Bari