Asnjë zyrtar shteteror i denoncuar në portalin e qeverisë stopkorrupsionit.al, nuk është përballur me drejtësinë. Kordinatori kombëtar kundër korrupsionit, njëkohësisht ministër i pushtetit vendor, Bedi Çuçi fajëson për këtë prokurorinë.
Nga 176 denoncime të depozituara nga menaxherët e portalit, vetëm 2 çështje janë proceduar nga organi I akuzës, por asnjë prej tyre nuk ka arritur der në Gjykatë.
"Në dijeninë time deri më sot janë rreth 13 mijë denoncime. Për ato denoncime që ka pasur bazë për të hapur çështje penale, ne i kemi referuar në prokurori dhe me sa di unë janë rreth 176 referime në prokurori vetëm nga denocimet që kanë ardhur nga portali po për fat të keq nuk ka pasur ose ka pasur shumë pak avancime në prokurori të këtyre çështjeve. Ndoshta mudn të jenë 1 ose 2 çështje që janë marrë serjozisht nga prokuroria dhe kanë vazhduar hetimet e mëtejshme penale dhe në dijeninë time ende sot nuk ka një çështje në gjykatë nga këto denoncime"-tha Çuçi
Kjo mfshtësi e sistemit të drejtësië që pavarsisht servirjes së denoncimeve me fakte për korrupsion nga shtetarët shqiptarë, nuk vepron, sipas ministrit Çuçi është dhe motive kryesor domosdoshmërisë të bërjes së Reformës në Drejtësi.
"Shifet qartë një moskordancë midis vullentit të qeverisë dhe institucioneve qeveritare agjensive qeveritare për të denoncuar korrupsionin dhe po themi insitucioneve gjyqësore apo sistemit gjyqësorë në përgjithësi përfshirë këtu dhe prokurorinë për t'iu përgjigjur këtij vullneti."shprehet Çuçi
Që nga krijimi i tij deri më tani në portal janë bërë rreth 13 mijë denoncime online, ku vendin kryesor të të cilave vijon ta mbajë korrupsioni në drejtësi.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO