Denoncimi/ Drejtori Emilian Lule denigron e kërcënon me shkarkime! Mësuesit e Institutit të të verbërve letër Ramës dhe ministres Kushi

Denoncimi/ Drejtori Emilian Lule denigron e kërcënon me shkarkime! Mësuesit e Institutit të të verbërve letër Ramës dhe ministres Kushi

Emiliano Lule

TIRANË- Një revoltë e pazakontë, ka ndodhur në ambientet e Institutit të Nxënësve të verbër “Ramazan Kabashi” në Tiranë, ku mësuesit dhe punonjës e këtij instituti, kanë denoncuar veprimet arbitrare të emërimit të drejtorit Emiliano Lule dhe sjelljen arrogante dhe denigruese të tij, ndaj stafit pedagogjik të kësaj shkolle. Plot 20 mësues dhe punonjës të tjerë të administratës së këtij instituti që kujdeset për fëmijët e verbër, janë ngritur në revoltë, duke shfaqur ankesën e tyre pranë kryeministrit të vendit Edi Rama, Ministres së Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Durrës, Ana Dhamo dhe Zyrës Arsimore Tiranë, zonjës Erjeta Alhysa.

Mësuesit dhe stafi i këtij Instituti shprehen në letrën e tyre se, drejtori i komanduar Emiliano Lule, që në takimin e parë i ka kërcënuar me tona të ashpra për largim nga puna. Sipas letrës ky drejtor denigron figurën e mësuesit, të cilët kanë vite të tëra eksperiencë. “…ju lutemi z.kryeministër, kërkojmë të drejtën për të qenë të sigurt, të qetë dhe të mbrojtur në këtë situatë të vështirë që ndodhemi…”-shkruajnë mësuesit dhe stafi tjetër i këtij instituti. Letra drejtuar katër zyrtarëve më të lartë të Arsimit, nënvizon faktin se kërkesat e mësuesve të merren parasysh.

Ndër të tjera në letër thuhet se: “…jemi një grup mësuesish dhe punonjësish të Institutit të Nxënësve që nuk Shikiojnë “Ramazan Kabashi” në Tiranë. Ankesa jonë e vazhdueshme është për drejtorin aktual të komanduar, Emiliano Lule,i caktuar në detyrë para disa ditësh në kundërshtim të plotë me ligjin. Duke mos plotësuar kushtet bazë për emërimin dhe duke mos u respektuar konkurrimi i bërë. Përveç kësaj ky drejtues, i cili ka abuzuar në mënyrë të vazhdueshme, duke qenë në postin e zv/drejtorit, shfaqet teje agresiv në komunikim me punonjësit. Sot në takimin e parë me mësuesit, ka kërcënuar me tone të ashpra me largim nga puna. Jep udhëzime në kundërshtim të plotë me ligjin. Denigron figurën e mësuesit, të cilët kanë vite të tëra eksperiencë. Ju lutemi z.kryeministër, kërkojmë të drejtën për të qenë të sigurt, të qetë dhe të mbrojtur në këtë situatë të vështirë. Theksojmë se ky individ është caktuar në kundërshtim të plotë me ligjin, pa plotësuar kushtin kryesor “diplomimin në mësuesi”. Kërkojmë të drejtën për tu udhëhequr nga njerëz profesionistë, pasi ky institute nuk meriton të denigrohet për vitet e tëra të eksperiencës që ka. Shkeljet e këtij drejtuesi janë vënë vazhdimisht në dijeni tek organet përkatëse. Ne jemi nën presion të vazhdueshëm dhe të rrezikuar…”-thonë mësuesit në mbyllje të letrës së tyre, drejtuar katër titullarëve të arsimit.

Letra e mësuesve të Institutit të të verbërve

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jori: 20/11/2020 09:38

    Epo kur u ba dhe ky motermidhja me kercenu..mos ngelte njeri

    Përgjigju
  • Thuaj_jo_diskriminimit: 19/11/2020 20:16

    Ky eshte diskriminim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg