TIRANE - Shtetasi Tasim Marku, anëtar i PD-së te njësia numër 11 në Tiranë erdhi në redaksinë e gazetës “Shqiptarja.com” për të denoncuar, ato që ai i quan abuzime që bën në kurriz të shtetit drejtori i konvikteve te shkollave të mesme profesionale të Tiranës, Isa Doçi. Më poshtë është letra e hapur e z.marku drejtuar kryetarit të bashkisë Lulzim Basha dhe detaje se si drejtori shkarkon punonjësit dhe abuzon me fondet e shtetit.
LETER E HAPUR
Kryetarit te Bashkisë Tiranë, z.Lulzim Basha
Z.kryetar i Bashkisë,
Qëllimi i kësaj letre është t’ju njoh me bëmat e një drejtori që keni emëruar ju dhe pikërisht me drejtorin e konvikteve te shkollave të mesme profesionale të Tiranës, i cili e ka emrin Isa Doçi. Unë për këtë drejtor Doçin para një muaji i kam drejtuar këtë letër kryetarit të PD Tiranë Aldo Bumçit:
“Jam Tasim Marku, antar i PD-së, njësia 11.
Po ju shkruaj me shqetësim për sjelljen e papërgjegjshme, jashtë çdo etike që mund të ketë një drejtues në sistemin demokratik, për drejtorin e konvikteve të shkollave të mesme profesionale në Bashkinë Tiranë Isa Doçi. Ky person, me një sjellje prej naziskini, largoi nga puna se iu tek mbi 60 punonjës, mes të cilëve edhe mua, me argumentin “Atë e di unë”. Një pastrim të tillë do ta kishin patur zili edhe serbët në Kosovën e parapavarësisë.
Motoja e këtij njeriu është se unë dua të bëj karrierë.Dhe, në synim të një ambicjeje të tillë, për të servirur në Bashki lista me të larguar nga puna, heq e heq pastrues, roje, pjatalarëse, kujdestarë et.etj., merr të tjerë, i heq dhe i riheq edhe ato për arsyet që di vetë dhe ec e merre vesh. Me një metodë të tillë kur kërkush nuk i thotë “mos”, Doçi shin lëmin duke mbushur xhepat, por për këtë gjë do të njoftoj organet e kontrollit brenda e jashtë Bashkisë.
Ky Doçi aq po e fëlliq demokracinë sa do të lëviz për ta demaskuar me atë vullnet që kam patur më 1990-1991 kundër diktaturës komuniste.
Ju lutem ndërhyni që njerëz të tillë të ligj të mos vegjetojnë, aq më keq në emër të PD-së.
Me respekt, Tasim Marku
KËTË LETËR, z.kryetar, po ta tregoj, sepse je vetë nënkryetar i PD-së. Tani ,në këtë aspekt, mëso edhe ca “imtësi” për drejtor DOÇIN:
Sapo filloi punën, ky njeri përveshi mëngët dhe iu sul punonjësve si një lugat, pa marrë parasysh asnjë lloj ligji, siç është Kodi i Punës. Në kthetrat e tij i pari ra roja Baçi te konvikti i Mjeshtrisë Sportive, sepse kishte nje mjekër të shkurtër. Vendimi ishte: Mungesë etike.Pastaj kuzhiniere Fatbardha pse tha se frigoriferi nuk ka gaz mori vërejtje të rëndë për largim nga puna dhe pas pak ditësh u pushua për abuzim të stisur. Pastaj me rradhë drejtor DOÇI nxori nga xhepi argumente të tmerrshme paralajmërimesh për pushim nga puna dhe largimesh nga puna si:
1-Pse nuk hap portën shpejt kur vij unë.
2-Pse mezi u ngrite më këmbë kur kalova unë …
3-Pse rrin jasht në oborr…
4-Pse rrin Brenda dhe nuk del në oborr…
6-Pse e mbyll derën e kuzhinës…
7-Pse e lë hapur derën e kuzhinës…
8-Pse ke dale në sallon…
9-Pse nuk lëviz nëpër konvikt…
10-Pse rrin ulur…
11-Pse nuk ulesh të punosh…
12-Pse…pse…pse…
Ka ardhë puna deri aty sa secili që shkon në punë thotë:-Shpëtova dhe sot!
Kur shkonin punonjësit të ankoheshin nuk i priste fare, por thjesht merrnin vendimin pa asnjë arsye ligjore pushimi nga puna. Madje me shpifje si “abuzim me detyrën” apo “thyerje të disiplinës në punë”.
Një përgjegjësi konvikti, i tha të ftonte kujdestarin F.D. për një kafe, pastaj nga kafja t’i bënte mesazh drejtor DOÇIT, ky të vinte e t’i gjente ne klub në orar të punës, dhe të pushonte F.D. nga puna. Ky zotëria, zv.drejtor konvikti, nuk pranoi të bënte një gjë të tillë, ndonëse ishte emëruar në punë në mandatin e ri të Bashkisë. I tërbuar, DOÇI vjen dhe e heq nga puna F.D. se paske pirë, kur të gjithë e dinin se ky kujdestar vetëm pije nuk vinte në gojë. Pas pak ditësh largoi edhe zv.drejtorin. Edhe atë e largoi duke e trajtuar si “mizë”, pasi që ditën e parë kur shkeli në institucion DOÇI u shpreh hapur :”TË GJITHË MË DUKENI SI MIZA.”
Mjerë ne që ramë në kthetrat e këtij njeriu !Një punonjëse, sanitare, Laje Baçova e ka emrin, e komunitetit rom, kur e pushoi Isa nga puna në konviktin elektrik, si i thonë fjalës, “duke e vrarë me bukë në gojë”, u shpreh:-Si ka mundësi që ramë ne familjarët e shkretë në duart e një njeriu të tillë pa familje.
Tani po ju tregoj LETRËN E DYTË, që i është dërguar zëvendëskryetarit të Bashkisë Edmond Panariti, e cila zbardh një anë tjetër të drejtorit DOÇI:
“Zotit Edmond Panariti, zëvendëskryetar I Bashkisë Tiranë
Së pari, më lejoni t’Ju shpreh mirënjohjen si qytetar për punën e mire që bête dhe bëni si Axhenci e Konsumatorit për mbajtjen në kontroll të çmimeve nëpërmjet shmangies së abuzimeve me tregun duke stimuluar njëkohësisht ekonominë e tregut.
Së dyti, po Ju informoj por dhe DENONCOJ te Ju si autoritet I Bashkisë Tiranë si më poshtë:
Konsumatorët brenda Bashkisë Tiranë po vidhen në dritën e diellit.Këta konsumatorë janë nxënësit në konviktet e shkollave të mesme profesionale dhe i grabit drejtori i tyre Isa Doçi.Kjo drejtori i ka zyrat ngjitur me ato te Axhencisë në vartësinë Tuaj.
Konkretisht:
1-Për muajt tetor, nëntor, dhjetor 2011, por edhe më pas, janë blerë me negocim të drejtpërdrejtë për ushqimin e nxënësve në 6 konvikte mallra ushqimore si fruta-perime etj. edhe mbi dyfishin e çmimeve se çmimet në shitjet me pakicë.
Kështu, domatet janë blerë me 120 lekë kg. kur në treg ishin 55-60 lekë me pakicë, patatet janë blerë me 77 lekë, kur në treg ishin 30-35 lekë me pakicë, mollët janë blerë me 120 lekë kg. kur në treg me pakicë ishin 55-60 lekë kg., mishi eshtë blerë 900 lekë kg. etj. etj.(Lista është e gjatë.)
2-Janë blerë dhjetëra mijë litra naftë për ngrohje me çmim rreth 190 lekë litri, një naftë që vetëm naftë nuk është.U dogjën menjëherë panelet e kaldajave dhe, kur u pa se çfar ishte kjo naftë, doli një llum i zbërdhylët me treçerek ujë.Një kaldaist që e kontrolloi një gjë të tillë në një bidon plastik te konvikti elektrik edhe me specialistë , kaldaisti (Kastriot T.) u hoq nga puna “për thyerje të disiplinës në punë”, megjithëse ai, me lekët e tij, blinte panele të kaldajës që digjeshin nga ky llum, që ishte blerë për naftë “Euro”.Llumi aty është, mund ta kontrolloni.
Kam besim të plotë te Ju që, brenda hapësirave që ju ep ligji si Axhenci, por dhe duke vënë në lëvizje Auditin, të vini para përgjegjësisë hajdutët.
Me respekt Tasim Marku Tiranë , 27 shkurt 2012”
Kjo z.Kryetar ishte ana e dytë e medaljes, ajo e hajdutërisë e drejtor DOÇIT.Është ajo ana që lexohet me dokumente, sepse ka edhe anë të tjera të errëta.Ka punonjës që caktohen në punë dhe pastaj hiqen brenda muajit.Siç duket, nuk dinë të sillen.
Thelbi i gjithë kësaj historie është se unë, “Qytetari i mire Tasim”, vetëm përpëlitem dhe nuk marr asnjë përgjigje. Unë e paguaj revoltën time kundër korrupsionit të DOÇIT me pushim nga puna “Për thyerje të disiplines në punë” pa patur asnjëherë në punën time ndonjë vërejtje. Thjesht, unë bëhem një baba i keq se lë fëmijët pa bukë. Kur hap TV dhe shoh lajme për reformën zgjedhore apo marrëveshje të tjera për t’u integruar në Europë më duket vetja në një botë tjetër. Si duket niveli i mendimit tim ka rënë në atë të mizës, sepse drejtor DOÇI kështu na konsideron të gjithëve, MIZA!!! A thua ka nevojë Europa për një drejtor si DOÇI ynë?
Falë zotit, z.Kryetar, ngushëllohem me lirine e fjalës dhe shprehjes. Jam i qetë edhe pse “marr nëpër gojë kuadrin”, i cili dikur ishte monopol i Partisë dhe… të futeshe në këtë livadh të rrasnin në burg. Por dhe kënaqem dhe qetësohem -oho-hoooo!... kur kujtoj se në fushatë isha një qytetar i respektuar, i nderuar, i dashur dhe që e don shumë Tiranën dhe të ardhmen e tij. Tasim MARKU
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com