Denoncimi i Baçit: 1500 mësues në Fier pa paga se administrata ka shkuar me pushime

Denoncimi i Baçit: 1500 mësues në Fier pa paga se administrata ka shkuar me pushime

Luan Baçi

FIER- Kreu i PD-së në Fier, Luan Baçi ka denoncuar se 1500 mësues në Fier nuk kanë marrë pagën e tyre, pasi administrata është me pushime.

Ai ka publikuar një e-mail që u është dërguar mësuese, sipas së cilit "janë mjaftuar me një kërkesë ndjese". Sipas tij, kjo është një vazhdimësi të presioneve që qeveria Rama u bën punonjësve në arsim, sikur të mos mjaftonin "kontrollet" e befasishme, "testimet të modelit të rilindjes".

Deklarata e plotë e Luan Baçit
"Rilindasit e arsimit ne Fier, vazhdojne te na surprizojne me sjelljen e tyre. Ata i kane vene nen presion, mesuesit, qe mos te hapin gojen, para çdo lloj padrejtesie. Presione, per largime nga puna me "kontrolle" te befasishme," testime" te modelit te rilindjes, levizje ne shkolla periferike dhe shume ,te tjera si keto. Por nuk mjaftojne keto qe bejne gjate vitit dhe po pergatiten akoma me forte per ti bere kete fillim viti ( qe eshte viti i fundit i tyre ) por i lene edhe pa pagat , aq te domosdoshme, per familjet e tyre.

Ka nje urdher te brendshem te MASR qe pagat e mesuesve duhet te jepen brenda dt  3 te çdo muaji, sot eshte dt 7, deri te henen, ne dt 10 do te fillojne veprimet dhe pagat mesuesit do ti marrin, kur ti marrin. Drejtuesit e Arsimit ne Fier, nuk e kane problem  kete, ata mjaftohen me nje sms konfidenciale me gjasme kerkim ndjese, por  dhe urdheruese qe ju dergojne Drejtoreve politik te shkollave, per ti bere me dije qe mos te merziten, per vonesen se pagat patjeter do ti marrin.

Pagat e mesuesve te nderuar, nuk ju a jepni nga xhepi juaj, as nga xhepi i Shahinit, as nga i Rames. Pagat jane e drejte e tyre, e punes se palodhur dhe pak te vleresuar nga ju. Drejtuesit dhe Drejtoresha e ZVA Fier kane ikur me pushime dhe ka lënë 1500 mësues pa paga. Keto zonja dhe zoterinje nuk i ndërpresin dot pushimet . Mësuesit duhet tu presin fëmijëve bukën e gojës. Me poshte sms e derguar nga Drejtoria Arsimore,  Drejtoreve militant te shkollave, por edhe ketyre ju ka ardhur ne maje te hundes, me rilindjen e Rames dhe shume prej tyre, kerkojne ndihmen e opozites, duke ju ruajtur anonimatin", shkruan Luan Baçi.

Foto e publikuar nga PD

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Msusi: 07/08/2020 23:19

    E hena e pare pas 28 korrikut eshte me 3 gusht o nisha. Cjan kto deklarata pa lidhje?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024