Sali Berisha ka postuar një status në facebook, nëpërmjet të cilit denoncon vjedhje prej 2 miliardë e 300 milion lekësh. Kjo vjedhje sipas Berishës po realizohet me pretekstin e rikontruksionit të një prej ndërtesave më moderne në vend, atë të Albkontrollit. Ky denoncim vjen nga Berisha pas mesazhit anonim që një punonjës socialist i ka dërguar. "Një tjeter vjedhje ekzemplare e Edvinit me ndrikull Belushken Socialisti dixhital denoncon: Një vjedhje të re monstruoze kriminale të Edvin Shullazit me famozen, ndrikull Belushken!
Për të vjedhur 2 miliardë e 300 milionë lekë fusin në rikonstruksion njërën nga ndërtesat më moderne të vendit, atë të Albkontrollit e ndërtuar sipas një projekti të miratuar nga Eurokontrolli dhe e inauguruar në vitin 2012. I bëj thirrje prokurorisë se shtetit të ndalojë këtë akt vjedhje të pështirë të kreut të hajdutëve të shtetit dhe ndrikullës se tij mafioze, famozes Belushka"shprehet Berisha.
Statusi i plotë i Berishës
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com