Denoncimi i Blushit, reagon Roshi:
Ndjesë për mesazhin e pahijshëm

Denoncimi i Blushit, reagon Roshi:<br />Ndjesë për mesazhin e pahijshëm
Kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi ka reaguar menjëherë pas deklaratës në Kuvend të deputetit socialist, Ben Blushi, duke i kërkuar ndjesë popullit të Kavajës.
 
Në një postim në rrjetin social Facebook, Roshi thotë se gjuha e përdorur nuk ishte e duhura që mund të përdoren, por se situata ka arritur kulmin, pasi që nga ardhja e tij në krye të bashkisë së Kavajës, ai dhe familja e tij kanë qenë në qendër të akuzave të pavërteta.
 
Roshi në postimin e tij në facebook, thekson se, akuzat dhe përbaltjen që ka dëgjuar nga Partia Demokratike nuk e kishte menduar kurrë që mund ti vinte nga Ben Blushi.
 
Sa i takon mesazhit, ai ka thënë se ndoshta ishte gabim, por se edhe ai është njeri si gjithë të tjerët. Sakaq ka shtuar se ai nuk ka lidhje me krimin.
 
Ja statusi i tij në Facebook
Deshiroj te kerkoj ndjese sot per nje mesazh te nisur qe sigurisht nuk eshte i hijshem dhe permban nje gjuhe qe nuk duhet perdorur gjithesesi. 
Kjo ndjese e imja nuk i drejtohet deputetit Ben Blushi, por te gjithe qytetareve te Kavajes, qe besojne tek une dhe me votojne per te drejtuar bashkine tone. E verteta eshte se kjo shkelje e imja e etikes ka ardhur pasi me ka ardhur shpirti ne maje te hundes.
Qe nga dita qe kam sfiduar dhe kam fituar ndaj Sali Berishes ne Kavaje, neqytetin qe konsiderohej zona me e sigurt e PD, une dhe familja ime jemi perballur me nje lume shpifjesh, balte dhe denigrimi. Me kane bere hajdut, vrases, e cdo gje tjeter qe i ka nxene goja Sali Berishes. Epitete qe as une e as familja ime nuk ia kemi borxh kerkujt per t’i degjuar cdo dite, vit pas viti. 
Por ndersa u mesuam me perbaltjen e Partise Demokratike dhe Sali Berishes, nuk ma kishte marre mendja kurre se te njejtin fjalor, te njejtat sharje e akuza, do i degjoja sot nga Ben Blushi, qe foli me gjuhen e Sali Berishes. Kjo eshte arsyeja pse sot e shkela etiken ne komunikim, pasi ndonese e pafalshme, edhe une jam nje njeri si gjithe te tjeret. 
Por deshiroj te siguroj cdokend se une nuk kam asnje lidhje me krimin dhe pres me padurim cdo dite qe ligji i dekriminalizimit te zbatohet tek une i pari per te zbardhur njehere e mire te verteten, ne menyre qe cdo shqiptar ta kuptoj se une nuk jam subjekt i atij ligji e ndryshe nga shume te tjere, nuk kam asgje per te fshehur.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar