Zgjedhjet në FRPD/ Fituesi Besart Xhaferi në shkelje të statutit, dhjetëra denoncime për manipulim të votave! Evi Kokalari e lë përfundimisht Berishën: Nuk merrem me ju

TIRANË- I sapo-zgjedhuri në krye të forumit Rinor të PD, Besart Xhaferi  mund të mos e mbyllë mandatin e tij në krye të të rinjve demokratë.  Sipas statutit të vetë PD, në forumin rinor bëhen pjesë të rinjtë nga 15-35 vjeç. Xhaferi është 32 vjeç dhe në përfundim të mandatit 4 vjeçar ai do të ishte 36 vjeç, pra do ta ushtronte mandatin në shkelje të statutit. Ndërkohë, në rrjetet sociale menjëherë pasi Xhaferi u shpall fitues kanë nisur denoncimet për parregullsi në procesin zgjedhor.  Në rrjetet sociale qarkullojnë disa foto, ku duket se 1 votues ka votuar më shumë se një herë.

Po ashtu nga zgjedhjet në degën e FRPD së Korçës, qarkullon një video ku procesi po kontestohet nga komisionerët, të cilët pretendojnë se kutitë janë mbushur në mënyrë fiktive.

Një e re demokrate, po ashtu ka denoncuar se në proces kanë votuar 39 vjeçarë, në një kohë kur sipas statutit, anëtarët e FRPD duhet të jenë deri 35 vjeç.  Fatmira Neziri ka denoncuar votimet në FRPD duke thënë se janë manipuluar. Ajo ka publikuar dy foto nga lista e votuesve, në të cilat vihet re se kanë votuar persona të moshës 38 dhe 39 vjeç, gjë e cila shkel statutin e FRPD-së. Sipas statutit të forumit, konkretisht në nenin 6 thuhet se lejohet anëtarësimi deri në moshën 35-vjeçare.

“Në FRPD hyjnë shtetasit shqiptarë të moshës 15-35 vjeç, që pranojnë statutin dhe programin e tij, që përmbushin detyrimet e Forumit dhe që nuk janë anëtarë të forumeve dhe partive të tjera politike.”, thuhet në statut.

Demokratja Fatmira Neziri shkruan se ka nxjerrë vetëm këtë pjesë të listës, por sipas saj në listën e votuesve ka pasur edhe persona të që jetojnë jashtë shtetit.

“2022-1983= 39 vjeç! Si Luli mbushim kutitë, ama me llogaritë jemi më mirë! E turpshme! Nuk po nxjerr ata që jetonin jashtë shtetit, por emrin e kishin në lista. Kaq korrektë ishit me procesin e riantarësimit?! Vërtet besoni se mund të bëni popullin për vete në këtë mënyrë?! Vërtetë besoni se mund të merrni të rinjtë pas vetes në këtë mënyrë?! Vërtetë besoni se njerëzit ‘hanë bar’ dhe nuk kuptojnë klanet e planet e juaja?! E turpshme!”, shkruan aktivistja e PD, Fatmira Neziri.

Foto nga lista e votuesve

Edhe në portalin JOQ, janë denoncuar parregullsi të procesit. Në proces-verbalin e degës së FRPD janë shënuar që kanë votuar 100 anëtarë, ndërsa sipas database janë 76 të rinj me të drejtë vote. 

Vetë Xhaferi reagoi për herë të parë sot duke thënë se është përgjegjësi dhe jo privilegj.  ‘Faleminderit që ma besuat!  Faleminderit atyre që më votuan dhe atyre që votuan dikë tjetër. I siguroj se do bëj maksimumin tim t'i përfaqësoj edhe ata denjësisht’, shkroi Xhaferi.

Denoncimin për manipulimin e zgjedhjeve e ka bërë edhe shqiptaro-amerikania Evi Kokalari, që u zgjodh në strukturat drejtuese të Komisionit të Rithemelimit të Sali Berishës. Kokalari shkruan se do të largohet nga partia dhe se nuk merret me këtë lloj njerëzish që lejojnë masakrën zgjedhore.

Besart Xhaferi u rendit i pari në zgjedhjet që u mbajtën një ditë më parë në FRPD, duke u shpallur kështu fitues. Ai mori 5256 vota, duke lënë pas 5 kandidatët e tjerë. Atij i është besuar drejtimi i forumit rinor, në zgjedhjet e mbajtura nga PD-ja e Berishës. Pas Xhaferit, më i votuari është Arnold Kariqi me 1683 vota.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:08
Manipulimet në zgjedhjet e kreut të FRPD, të rinjtë demokratë akuza Berishës: Turpi më i madh në historinë e forumit

Zgjedhjet për kreun e ri të FRPD-së kanë shkarkuar pakënaqësi në radhët e demokratëve të cilët bëjnë fajtor Sali Berishës dhe Belind Këlliçin.

“Turpi më i madh në historinë e PD”

“Është procesi i Sali Berishës ky sot”, janë disa nga komentet që kanë mbërritur në faqen zyrtare të Facebook-ut të FRPD.

 
Ora 14:42
Iku përfundimisht nga PD, Gjekmarkaj tallet me Evi Kokalarin: U shfaq si kometë dhe po ikën duke lënë ankth e dilema

1664714625_64001664713115xkokalarigjekmarkaj802.jpg

E revoltuar nga manipulimi në zgjedhjet e FRDP, Evi Kokalari, deklaroi largimin përfundimtar nga radhët e Partisë Demokratike, gjë që ka sjellë edhe një reagim ironik të deputetit demokrat Agron Gjekmarkaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Gjekmarkaj shkruan duke u tallur se pas ikjes së Faik Konicës dhe Ismail Kadaresë nga vendi, kjo është e treta.

“Si kometë u shfaq Kokalari në botën tonë të trazuar dhe tani po ikën duke lënë pas ankth e pasiguri, shumë mall , brengë, dilema. Pas ikjes se Konicës dhe Kadaresë kjo është e treta. Na premtoi rithemelimin por na la pendët e zhgënjyer e uruara”, ironizon në statusin e tij Gjekmarkaj.

Ora 12:11
Evi Kokalari ikën përfundimisht, Berishën e lë edhe ‘amerikania e fundit’: Nuk merrem më me nivelin tuaj, qofshi mirë

1664705513_kokalariberisha780x4051.jpg

Manipulimin e zgjedhjeve në FRPD e ka denoncuar sot edhe Evi Kokalari, shqiptaro-amerikania që u zgjodh edhe në strukturat drejtuese të Komisionit të Rithemelimit të Berishës. Përmes një postimi ajo ka deklaruar largimin nga partia.  Ajo thotë se s’mund të merret me atë kategori njerëzish.

 “Sot ju vratë rininë dhe çdo shpresë që ata kishin në një parti të rithemeluar. Turp kryesisë që e lejoj këtë masakër zgjedhore. Unë nuk merrem më me këtë nivel njerëzish. Qofshi të gjithë mirë”, shkruan Kokalari.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/10/2022 00:15

    Zgjedhjet brenda FRPD jane nje shembull i gjalle se si jane zhvilluar zgjedhjet keto 31 vjet ne Shqiperi,jane gjithashtu dhe nje prelud se si kane per t'u zhvilluar te ashtuquajturat /zgjedhje primare/ brenda Rithemelimit qe kerkon t'i beje Berisha.

    Përgjigju
  • Deni: 02/10/2022 19:13

    Ju qe i shkonit mbrapa letij legenit

    Përgjigju
  • Deni: 02/10/2022 19:12

    Ja pra ju qe i shkonit nga pase ketoj legenit

    Përgjigju
  • Aldi: 02/10/2022 19:12

    Prandaj duhet te futet sa me shpejte ne burge ky berisha

    Përgjigju
  • Eri: 02/10/2022 19:11

    Ky berisha eshte nje kriminel i vertet manipuloj cdo vend

    Përgjigju
  • Alban: 02/10/2022 19:08

    A ju doni vra me buke ne goje qe edhe brenda per brenda njeri tjetrit vidhni

    Përgjigju
  • Luan: 02/10/2022 19:07

    Siu ndave njehere vjedhjes mor sali , nuk hoqe kurre dore

    Përgjigju
  • Artan: 02/10/2022 18:25

    E ka ven saliu bete kryetarin dhe ketu qe te jete komod

    Përgjigju
  • Andi: 02/10/2022 18:25

    Turp nese kjo eshte pd qe duan demokratet

    Përgjigju
  • @#€%: 02/10/2022 16:55

    Moj Evi moj patriote Sikur erdhe ashtu shkove A te pata thane se ne PD Hyn e forte dhe del e bute E po u vonove shume I hapet koka E i derdhen trute!!

    Përgjigju
  • urime: 02/10/2022 16:05

    moj evi moj debile...cfare kujtove ti Se do ta lere sali shpellari PD,,AI E KA ATE PER TU MBROJTUR NGA 1000 TE ZEZA QE I KA BERE SHQIPERISE....PO ASHTU AI SALIU E KA MBUSHUR PD ME MALOKE SI NOKA,,GJEKMARKAJ,,,PALOKA,,PRA PD ESHTE NJE PARTI THELLESISHT MALOKE DHE E KRIMINALIZUAR,,,,SEPSE MALOKET JANE KRIMINELE,,E KANE NE GJAK VRASJEN DHE VJEDHJEN,,,,,PRANDAJ TIRANSE SI JU EVI MEGJITHESE ME ORIGJINE NGA GJROKASTRA,,,NUK KA VEND NE PD,,,,NUK JU MIREORESIN ATJE,,,,ATA DUAN THJESHT T'JU PERDORIN,,,3SEPSE KANE SHUME MUNGESA PER JUGORE,,,,,HAP NJE PARTI TE RE EVI....PARTITE TONA DUAN TE VJEDHIN DHE MBUSHIN XHEPAT PER VETE,,,,E TE RRINE NE KAFE GJITHE DITEN.....

    Përgjigju
  • elis: 02/10/2022 15:58

    pd po merr fund e shyqyr sdo e shohim nongraten rreth e rrotull

    Përgjigju
  • ina: 02/10/2022 15:57

    kshu po ju ikin te gjithe anetaret se me ne fund e kuptuan qe kane zgjedhur partine e gabuar per tu tiu degjuar zeri i tyre. se shpejti do marre fund sala me gjith ato budalliqet qe ben.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim