"Kanë shtretër me pleshta", drejtori i QKUM-s, Skënder Brataj i përgjigjet denoncimit të PD-së: Nuk janë ambiente për shtrimin e pacientëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka publikuar disa pamje që sipas tij janë nga Urgjenca e Tiranës, ndërsa shton se gjendja është skandaloze. “Pacientët shtrohen në shtretër me pleshta, në ambient me lagështirë dhe të amortizuara. Pacientët transportohen në autoambulanca pa oksigjen dhe pa maska të përshtatura për fëmijë ose të rritur“ shprehet ai.

Deklarata e plotë e deputetit të PD-së
URGJENCA E TIRANES, ATY KU BASHKEJETOHET ME PLESHTAT!

Këto janë kushtet skandaloze të Urgjencës së Tiranës! Pa ngrohje e me kushte të mjerueshme! E konstatova vetë teksa doja të shikoja personalisht atë realitet që ma thonin kolegë e punonjës të urgjencës. Nuk e kishin ekzagjeruar! Më treguan edhe një dyshek me pleshta, që nuk ishte metaforë!

Në fund të dhjetorit kryeministri dhe ministrja e shëndetësisë bënë shoë në sheshin “Nënë Tereza”, duke folur për rilindje edhe të kushteve të urgjencës e duke paraqitur edhe një flotë të re autoambulancash, të cilat do rrisnin cilësinë e shërbimit për qytetarët. Së pari sic rrëfen ky infermier kurajoz, që edhe pas dy vërejtjeve e kërcënimeve për largim nga puna, për shkak të denoncimeve të mëparshme të kësaj situate skandalozë, vazhdon të flasë me shpresën se dicka do ndryshojë e se puna fisnike që ai e kolegët e tij bëjnë cdo ditë për të shpëtuar jetë, të mos jetë një mision mbijetese profesionalisht së pari për shkak të mungesave, që nga ilacet bazike për ndërhyrjen e shpejtë. Autoambulancat e reja që kryeministri ua tregoi shqiptarëve nga ERTV e tij, nuk ishin parë tek urgjenca e Tiranës. Vazhdohej me mjetet ekzistuese, të vjetëruara, pa asnje paisje mjekesore funksionale te domosdoshme per urgjencat e të dëmtuara me kalimin e viteve!

Edhe pse lista e afishuar e personelit në detyrë ishte e gjatë, shumë pak mjekë haseshin në krye të detyrës! Indiferenca e qeverisë, dukej se kishte ndikuar edhe në disiplinën e tyre të punës, gjithnjë nëse janë emra që punojnë vërtetë këtu, e jo rilindas që kanë siguruar një vend për të marrë një rrogë.

Si mjek u befasova që kushtet e urgjencës dhe mungesat ishin edhe më skandaloze nga sa mund të imagjinohen për një institucion që shpëton jetë, në vitin 2019!!! Pamjet dhe dëshmitë flasin vetë. Kjo është Urgjenca e Tiranës, kryeqytetit ku kanë zyrat e jetojnë kryeministri e ministrja e shëndetësisë, taksat e shqiptarëve, nuk I përdorin për t’u krijuar kushte të denja shëndetësore, por janë kthyer në producentë filmimesh fallso, për të bojatisur një realitet shëndetësor që I ka dalë boja krejt e që paraqitet si shëndetësi falas!

Si mjek, c'ka pashë tek Urgjenca e Tiranës sonte, falas ishin vetem pleshtat e dyshekeve! Deri kur kryeministër e zonja ministre do luani mizorisht me shëndetin e njerëzve? Si dreqin mendoni se mund të fshihet ky realitet i dhimbshem?

Nuk është e largët dita kur qytetarët do ju tregojnë vendin! Të jeni të sigurt se tallja kaq e paturp me ta, e ka një kufi durimi! #16Shkurt#TëLargojmëRamën

 

Ndërkohë lidhur me videon e publikuar nga Partia Demokratike, drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj deklaroi në një prononcim për media, se ambientet e transmetuara në video, nuk janë ambiente të ofrimit të shërbimit të pacientëve.

"Ky ambient ka qenë pjesë e qëndrimit të stafit, kur shërbimi i Ugjencës së qytetit të Tiranës ishte i organizuar vetëm në atë qendër.
Më organizimin e ri të urgjencës paraspitaliore me Urdhër Ministri nr.379 -dt 31.08.2016 “Për riogranizimin e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore paraspitalore në prefekturën e Tiranës” janë përcaktuar 18 postacione për qarkun e Tiranës. Riorganizimi i shërbimit po bën të mundur ofrimin e shërbimit të urgjencës në banesë, tek pacienti.

Kjo vërtetohet me rezultatet e deritanishme, të cilat tregojnë se nga 20-25 vizita në ditë në 2016 sot bëhen deri 112 vizita në ditë vetëm në qytetin e Tiranës. Ministria e Shëndetësisë në projektin e rehabilitimit të Qendrave Shëndetësore, ka parashikuar disa prej tyre si postacione vendqëndrimi të autoambulancave, mes tyre Qendra Shëndetësore nr 8, e sapo rehabilituar në Tiranë. Theksojmë se pika e Urgjencës së Tiranës është një postacion për lëvizjen e autoambulancave, e cila tashmë do të vendoset tek Qendra Shëndetësore nr.8, që ofron shërbim 24 orë, ndërsa godina e ish-Urgjencës së Tiranës do të rehabilitohet,"- përfundon Brataj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 28/01/2019 15:43

    Ropq**a tani I shikoni ju si jan se spitalet kohen tuj kan qen si stalla

    Përgjigju
  • aaaaaaa: 28/01/2019 14:41

    sE NE KOHEN TATE KA QENE ME MIRE MOR PLEHER, O ORDINER QE E DOGJET VENDIN.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren