Denoncimi i kandidatit të PD, Andrea Mano: Socialistët po bëjnë punësime elektorale në qark

Denoncimi i kandidatit të PD, Andrea Mano: Socialistët po bëjnë punësime elektorale në qark

Përmes një deklarate për mediat, kandidati i Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës Andrea Mano denoncon se sipas tij nga ana e mazhorancës janë duke u bërë shumë punësime në institucionet shtetërore me qëllim për të manipuluar procesin zgjedhor

"Janë disa institucione publike, si bashkia e Korçës, Ujësjellësi apo INSTAT, të cilët gjatë dy muajve të fundit kanë punësuar dhjetëra presona me kontrata të përkohshme", ka thënë Andrea Mano, i cili apelon institucionet të respektojnë ligjin zgjedhor.

Ai tha se do të ketë ndëshkim për çdo individ të veshur me pushtet, që në panik nga fitorja e sigurt e alternativës së PD, po ndërhyn për të prishur dhe cenuar standardet demokratike të zgjedhjeve.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës