Plas sherri mes demokratëve në Gjirokastër, Dasho Aliko akuzon Bejkon: Ka shqyer dyert e selisë së PD-së! I përgjigjet demokrati: Je bërë si sigurimsat dhe komunistët (VIDEO)

I shkarkuar nga Lulzim Basha nga kreu i degës së PD në Gjirokastër, si mbështetës i Komisionit të Rithemelimit, Dasho Aliko, shprehet se mbështetësit e Bashës kanë thyer dyert e selisë. Sipas tij, i deleguari i kryesisë së PD për Qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko, ka zhvilluar një takim me një pjesë të strukturave vendore të PD në Gjirokastër takim ky i organizuar në ambientet e brendshme të selisë së demokratëve në Gjirokastër.

Sipas deklaratës së bërë publike nga Dasho Aliko, Roland Bejko ka shqyer dyert e selisë dhe dëmtuar rëndë materialet dhe logjistikën elektronike përfshirë edhe databazën e të dhënave në sistemin informatik të të dhënave.

Ky është një akt vandal që nuk i shërben demokratëve-është shprehur Aliko, i cili nuk ka kursyer akuzat për Bejkon dhe atyre personave që kanë vënë dorë në selinë e PD duke e shkallmuar.

'Ne jemi një pjesë e grupit themeltor të PD-së. Pasi ne ishim në disa takime sot, me një pjesë të grupit të punës, u njoftuam nga disa qytetar që një grup njerëzish kishin ardhur dhe duke goditur me shqelma dyert. Ne u bëjmë thirrje të vijnë tek shumica, i presim dhe ato të vijnë tek ne. të heqin dorë nga vandalitetet. Ato janë pjesa e jonë, duhet të respektojnë anëtarësinë e tyre, se e kanë votuar Bejkon, se ka pronë të babait. Ju jeni dëshmitarë se si në mënyrë barbare janë thyer çelësat e dyerve. Sot jemi në riorganizimin e PD-së. Jemi munduar edhe me zotin Bejko. Ata të kthehen tek shumica, tek anëtarësia. Kryetarët e PDSH-së do të ndërrohen gjithmonë, por për ne primare është PDSH. Nëse Basha e quan veten të fuqishëm të futet në zgjedhje dhe aty të shohë nëse e duan dhe jo të na thotë neve llum. Basha i ka marrë PD-së sa si ka marrë askush tjetër. Turp të kenë të gjithë ato që kanë vënë dorën në selinë e PD-së'- tha Aliko.

Nuk ka vonuar edhe reagimi i Ronald Bejkos, i cili i mohon akuzat dhe fton Alikon që për çdo akt dhune t'i drejtohet organeve kompetente. Bejko madje i drejtohet Alikos se ai është bërë më keq se ish-sigurimsat dhe komunistët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:27
E akuzoi se thyeu dyert e selisë, Bejko i përgjigjet Alikos: Je bërë si sigurimsat dhe komunistët

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko, i është përgjigjur Dasho Alikos, pasi ky i fundit e akuzoi se ka shqyer dyert e selisë së PD-së në Gjirokastër. Bejko mohon që diçka e tillë të ketë ndodhur, ndërsa shton se takimi është zhvilluar si zakonisht pasi ishte planifikuar nga strukturat dhe për çdo detaj teknik është proceduar sipas statuti. Nga ana tjetër Bejko, fton këdo që ka pretendimin më të vogël për çdo akt dhune  t'i drejtohet organeve kompetente.

'Rrugës duke u kthyer nga Gjirokastra më njoftuan se disa ish drejtues lokale të PD atje qenkan ankuar se është hapur me forcë dera e selisë së demokrateve. Dua t'i bej me dije opinionit publik se mbledhja e zhvilluar sot në selinë e PD në Gjirokastër ka qene e planifikuar nga strukturat dhe për cdo detaj teknik eshte proceduar sipas statutit. Është per të ardhur keq që ëndrrat me dyer të shqyera që shohin frymezuesit dhe zbatuesit e dhunes së 8 dhjetorit, gjejne ende hapesirë në media.

Kushdo që ka pretendimin më të vogël për cdo akt dhune të ushtruar në selinë e PD në Gjirokastër duke më quajtur mua me të njëjtën fjalë "vandal", siç na quanin sigurimsit e shtetit dhe komunistët në dhjetor 1990, eshte i lutur t'i drejtohet organeve kompetente. Dega e PD në Gjirokastër, si cdo dege e demokratëve në mbarë Shqipërinë vijon normalisht punën me takimet me bazën.'- shkruan Bejko në një postim në rrjetet sociale.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gripi: 30/01/2022 21:34

    Te gjithe kryepleqte ose kryetaret e komunave u burgosen dhe u ndoqen penalisht per parcela kanabisi. Dashua e kishte kooperative Lazaratin dhe nuk e preku ligji. Ky eshte problemi!

    Përgjigju
  • O tej: 30/01/2022 20:28

    Plasi ne “Kucove”…

    Përgjigju
  • Termeti: 30/01/2022 18:57

    O Dasho po ti ke qelluar me shpulle nje minister ne kohen e Sales.Apo e ke harruar?Ti ke qene i paprekshem ne ate kohe dhe ankohesh per Roland Bejkon sot!

    Përgjigju
  • Termeti: 30/01/2022 18:53

    O Dasho,po ti ke qelluar me shpulle nje minister ne sy te Sales.Atehere ti ke qene i paprekshem dhe nuk pyesje per asnjeri. Apo e ke harruar?

    Përgjigju
  • Termeti: 30/01/2022 18:49

    O Dasho,po ti ke qelluar ne sy te Sali Berishes me shpulle nje minister para ca vitesh.Apo jane histori te vjetra? Ti ke qene njeri i paprekshem ne kohen e Sales.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot