Por menjëherë pas akuzave nga opozita, ka ardhur reagimi i INSTAT, që thekson se i ka kërkuar dorëheqjen Erion Manohasës. INSTAT pranon se Erion Manohasa ka pasur një çështje gjyqësore, por thotë se është pushuar dhe ai është punësuar sipas ligjit nga lista e pritjes së nëpunësve civilë. Por, duke u nisur nga domosdoshmëria për të mos lënë asnjë hije në integritetin absolut të institucionit, INSTAT thotë se Erion Manohasës i është kërkuar menjëherë dorëheqja, dhe ai e ka dhënë atë.
REAGIMI I INSTAT
Nisur nga një reagim publik i një partie politike, lidhur me emërimin pranë Institutit të Statistikave (INSTAT) të Z.Erion Manohasa, sqarojmë se emërimi është bërë konform Ligjit për Nënpunësin Civil, Nr.152/2013 (ndryshuar me ligjin nr. 178/2014 dhe ligjin 41/2017). Është e vërtetë se Z.Erion Manohasa ka pasur një çështje gjyqësore, por çështja është pushuar dhe ai është punësuar sipas ligjit nga lista e pritjes së nëpunësve civilë. Duke u nisur, sidoqoftë nga domosdoshmëria për të mos lënë asnjë hije në integritetin absolut të INSTAT, si një institucion i një rëndësie të veçantë, Z. Erion Manohasa i është kërkuar menjëherë dorëheqja, dhe ai e ka dhënë atë. Për çdo sqarim lidhur në këtë çështje, ju lutemi kujdo që është i interesuar të kërkojë zyrtarisht dosjen e Z. Manohasa. Nënvizojmë në fund, keqardhjen për një reagim të bazuar në të pavërteta ndaj INSTAT dhe i bëjmë thirrje partive politike që të mos e përfshijnë këtë institucion në politikën e ditës.
d.b/shqiptarja.com












