Denoncimi/ Kryemadhi pretendon se është tjetërsuar vullneti i zgjedhësve, përfaqësuesi i LSI blen 100 mijë lekë një votë në Njësinë 2

Denoncimi/ Kryemadhi pretendon se është tjetërsuar vullneti i zgjedhësve, përfaqësuesi i LSI blen 100 mijë lekë një votë në Njësinë 2

Foto ilustruese

Emisioni i investigativ Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së mërkurës skemën e shit-blerjes së votës në zgjedhjet e 25 prillit. Fenomeni i shitblerjes së votës nuk mungoi as në këto zgjedhje dhe këtë e faktoi me figurë dhe audio emisioni investigativ Fiks Fare. Në ambientet e jashtme të një qendre votimi në Njësinë nr 2 Tiranë, të prezantuar si përfaqësues të LSi-së jepnin 100 mijë lekë të vjetra në këmbim të një karte identiteti.

Pas disa të dhënave që kishin gazetarët e Fiksit se pranë një QV në Njësinë nr 2 disa të rinj rrinin jashtë dhe të ofronin lekë në këmbim të kartës së identitetit, një prej gazetarëve u paraqit në ketë qendër votimi. Teksa kërkon emrin në listat e afishuara për të votuar i afrohet një person i cili e pyet nëse a ka votuar. Gazetarja i përgjigjet se nuk ka votuar ende dhe po kërkonte emrin e vetë dhe të familjarëve në list. Në këto momente i riu i prezantohet si përfaqësues i LSI-së dhe i kërkon të flasin privatisht në një ambien më pak të vëzhguar. Ai e pyet se sa veta bëhen familjarisht që kanë të drejtë vote. Gazetarja e Fiksit i përgjigjet se janë 4 veta që votojnë në familjen e saj dhe në këto momente ai i kërkon fshehtësi të plotë mbi atë që do t’i kërkojë në këmbim. Ai i kërkon që të votojnë LSI-në kundrejt pagesës.

Gazetarja e Fiksit e pyet si mund ta bëj këtë duke hyrë brenda e duke votuar për subjektin politik Lëvizja Socialiste për Integrim, por përfaqësuesi i kësaj partie pohon ” Nuk të thotë njeri t’i japësh votën, vetëm kartën e identitetit. Kaq!” shprehet ai. Ai më pas i tregon se ata nuk duhet të votojnë vetëm t’i japin kartat e identitetit dhe procesin e votimit do e bënin ata me kartat e familjarëve. ” E rregullojmë ne atë punë, për gjysmë ore t’i sjellim kartat prapë” shprehet përfaqësuesi i LSI-së. Ai i kërkon që gazetarja e Fiksit të komunikojë edhe me familjarët e saj e më pas të vendosi nëse do e shesin votën apo jo? Por në çdo moment përfaqësuesi i LSI-së kërkon fshehtësi të plotë dhe që gazetarja të mos flasi me asnjeri për këtë gjë. Pyetjes së gazetares se nëse do e gjente sërish aty kur të kthehej ai i përgjigjet “Këtu jam unë pa merak”.

Më pas gazetarja largohet për të marrë kartat e identitetit dhe kur rikthehet e gjen aty përfaqësuesin e LSI-së. Sapo e sheh djali i futet në makinë dhe i kërkon të dijë se çfarë vendosën si ajo edhe familjarët e saj. Kur gazetarja i pohon se janë dakord me propozimin e tij i jep katër karta identiteti dhe përfaqësuesi i jep plot 400 mijë lekë të vjetra, të gjitha prerje 20-çe.

Para se ai të bëjë këtë veprim i kërkon gazetares nëse i ka fikur telefonat për të qenë të sigurtë. Ai merr katër kartat e identitetit dhe i tregon gazetares që as ajo as familjarët e saj nuk kanë për të shkuar për të votuar, pasi veprimet do të bëheshin nga ata. Pyetjes së gazetares së Fiksit se si do t’i ktheheshin kartat e identitetit, përfaqësuesi i LSI-së i tha se do t’ia çonte personalisht ai në shtëpi pasi të mbaronte procesi i votimit. Gazetarja i kërkon të shkëmbejnë numrat e telefonit, por përfaqësuesi nuk pranon madje as të identifikohet me emër. E vetmja gjë që i thotë është që ajo mos të ketë merak për kartat dhe t’u thojë edhe familjarëve që kanë votuar për LSI-në ” thjesht ta dinë kupton”. Gazetarja i pohon se ka pak frikë pasi ajo që po bëjnë nuk është e ligjshme, të dyja palët po shkelin ligjin, ajo shet votën ndërsa përfaqësuesi po ia blen. ” Mos na dali ndonjë gjë e përfundojmë në burg” e pyet gazetarja e Fiksit , ” Ça burgu, mos e vrit mendjen s’ka asgjë të tillë” pohon përfaqësuesi i LSI-së duke marrë kartat e identitetit dhe duke u larguar nga makina.

Por edhe një skemë tjetër më e moderuar është parë që praktikohet shumë sa herë është fushatë zgjedhjesh. Ajo e shpërndarjes së pakove me ushqime. Në zyrën e shtabit të Partisë Demokratike në Laprakë, një ditë para zgjedhjeve,bashkëpunëtorët e Fiks Fare kanë kapur makina të cilat mbushnin bagazhet me ushqime e më pas i shpërndanin. Njëri prej bashkëpunëtorëve të Fiksit hyri brenda kësaj zyre elektorale dhe në këmbim të votës iu premtua një vend pune për të bijën. Ai i tregon përfaqësuesit të PD-së se ka pesë familjarë që kanë të drejtë vote . Përfaqësuesi i PD-së i tregon se në atë zonë kandidon Albana Vokshi dhe shprehet i gatshëm ta ndihmojë kundrejt votave për PD-në, pasi siç shprehet ai fitorja e PD-së është e 1000 % sigurtë në 25 prill. Brenda zyrës së shtabit elektoral të Laprakës në dyshemenë e saj duken qartazi edhe pakot e shumta me ushqime./TC

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:29
Investigim/ Si shpërndan shtabi i Albana Vokshit pako me ushqime në këmbim të votës për PD 

1619645420_16196453824d8bdaf78cad4b8ca8928bd721779894.jpg

Dështimet në zgjedhjet e fundit kanë detyruar drejtuesit e PD që të marrin masa për zgjedhjet e 25 prillit duke hedhur miliona lekë jo vetëm për sponsorizime në rrjete sociale, por dhe për blerjen e votave përmes shpërndarjes së pakove ushqimi. Fiks Fare solli mbrëmjen e sotme dëshmi me video se si PD kishte angazhuar gjatë fushatës në këto zgjedhje gjithë mekanizmin e shitblerjes së votës. 
Në zyrën e shtabit të Partisë Demokratike në Laprakë, një ditë para zgjedhjeve,bashkëpunëtorët e Fiks Fare kanë kapur makina të cilat mbushnin bagazhet me ushqime e më pas i shpërndanin. Njëri prej bashkëpunëtorëve të Fiksit hyri brenda kësaj zyre elektorale dhe në këmbim të votës iu premtua një vend pune për të bijën. Ai i tregon përfaqësuesit të PD-së se ka pesë familjarë që kanë të drejtë vote . Përfaqësuesi i PD-së i tregon se në atë zonë kandidon Albana Vokshi dhe shprehet i gatshëm ta ndihmojë kundrejt votave për PD-në, pasi siç shprehet ai fitorja e PD-së është e 1000 % sigurtë në 25 prill. Brenda zyrës së shtabit elektoral të Laprakës në dyshemenë e saj duken qartazi edhe pakot e shumta me ushqime.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/04/2021 02:52

    Duket qe LSI eshte me e pasur se PD.PD e ble voten kundrejt ushqimeve, qe besoj se jane nga ato te lirat dhe kundrejt premtimeve boshe per punesim ndoshta te mundshem;LSI duket qe i ble votat vetem me cash.Dhe a nuk eshte ironike qe PD ishte kaq e opsesionuar se mos PS i vidhte votat,sa nuk e dalloi dot, qe gjysem-aleatja e saj,LSI po ia punonte nen rrogoz,po ia vidhte votat si PD,si PS?!

    Përgjigju
  • Mondi: 29/04/2021 01:10

    AKOMA DEL NE TELEVIZOR,,,MOJ GRUA ORDINERE..MOJ QELBESIRE E KOMBIT,,,POPULLI TE DHA ATE QE MERITOJE TI ILIR META DHE LSI..NJE KAKE TE MADHE MU NE KOKEN TENDE DHE TE ILIR METES,,,JU JENI SINONIMI I VJEDHJES TE SHTETIT,,,VRASJEVE,,VJEDHJES TE VOTAVE ME PARA,USHQIME,,DHE VENDE PUNE...PARTI E FELLIQUR...JU MERITONI BURGUN ,,SEKUESTRIMIN E PASURISE DHE HEQJE E TE DREJTES TE VOTES PERJETE FAMILJARISHT......

    Përgjigju
  • fredi: 28/04/2021 23:56

    Po ajo dihet. Ata horrat e gjoja partive pd e lsi jane dykembeshat me te urryer e me te degjeneruar qe mban planeti yne. Supermaskarejte e djallit vete, duan te vine ne pushtet e pastaj ta bejne ashtu si e dine mire punen e tyre, lesh e li e tmerr e skandal te papare e rremuje e kaos ala pd e lsi. PO KJO S'DO TE NDODHE KURRE ME, ME NDIHMEN E ZOTIT TE MADH!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi