Një ‘masakër’ e cilëson një qytetar prerjen e pyjeve në zonën e Rrajcë Skënderbej në Librazhd, pjesë e parkut kombëtar Shëbënik-Jabllanicë. Denoncimin qytetari e ka bërë me foto për Shqiptarja.com dhe Report Tv.

Sipas qytetarit, prerja e paligjshme e pyjeve është bërë tek Sheshi i Dardhës.

Pas denoncimit në Shqiptarja.com për prerjen e pyjeve në parqet e mbrojtura në Librazhd, policia ka arrestuar një 58-vjeçarin Shpëtim Bogdani dhe u shpall në kërkim një 16-vjeçar, të dy banues në fshatin Rrajcë.

Në vitin 2016 qeveria miratoi “Moratoriumin e Pyjeve”, një ligj që ka për qëllim ndalimin e prerjeve të pakontrrolluara të pyjeve.

Moratoriumi ndalon shfrytëzimin e lëndës drusore të fondit pyjor publik dhe privat; tregtimin e produkteve të tij; ndalimin e eksportit të lëndës drusore të papërpunuar, lëndës së ndërtimit, drurëve të zjarrit si dhe qymyrit të drurit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:14
Denoncimi në Shqiptarja.com për prerje pyjesh në parqet e mbrojtura në Librazhd, në pranga 58-vjeçari

Pas denoncimit në Shqiptarja.com për prerjen e pyjeve në parqet e mbrojtura në Librazhd, policia ka arrestuar një 58-vjeçarin Shpëtim Bogdani dhe u shpall në kërkim një 16-vjeçar, të dy banues në fshatin Rrajcë.

‘Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, gjatë muajve mars dhe prill 2024, kanë prerë dru për zjarr, në zonat e mbrojtura të parqeve "Shebenik" dhe "Gavadec".   Gjatë kontrolleve në banesën e shtetasit Shpëtim Bogdani, u gjet lëndë drusore, e dyshuar e përfituar në kundërshtim me ligjin.’- njofton policia.