TIRANE- Qeveria ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike sipas të cilës disa nene të marrëveshjes me CEZ-in ndalonin hetimin e kësaj afere. Pas deklaratës së deputetit demokrat Luçiano Boçi i cili tha se marrëveshja përmban disa nene të cilat ndalojnë ndjekjen penale të personave të përfshirë në korrupsion, ka reaguar edhe qeveria në faqen online Transparenca.al ku sqarohet se deklaratat e PD-së janë të pavërteta.
Opozita
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, deputeti demokrat Luçiano Boçi tha se afera me CEZ ka parashikuar që autorët e marrëveshjes nga të dyja palët të kenë imunitet, por Rama sipas tij e mohon duke u munduar të bëjë gjithçka për të ndaluar hetimin.
/Shqiptarja.com