Denoncoi falsifikim gjobe, PD:
Veliaj po hakmerret ndaj policit 

Denoncoi falsifikim gjobe, PD:<br />Veliaj po hakmerret ndaj policit 
Partia demokratike përmes një deklarate për mediat ka akuzuar kryebashkiakun Veliaj për hakmarrje ndaj vartësve të tij që nuk i binden.

"Erion Veliaj, falsifikatori i gjobës që i vuri protestës popullore të 8 Dhjetorit, është hakmarrë ndaj policit bashkiak Besmir Karaj, duke e larguar nga puna.Karaj pati integritetin dhe kurajon që ta denonconte publikisht se firma e gjobës nuk ishte e tija, se ishte falsifikuar. Për këtë ai bëri dhe një kallëzim penal në prokurori me 10 Dhjetor.Falsifikimi i dokumentave është një vepër e rëndë penale, mirëpo nga 10 dhjetori i vitit të kaluar e deri më sot, prokurori i çështjes nuk ka ndërmarrë asnjë hap për këtë çështje."tha  anëtarja demokrate e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Reila Bozdo  

Bozdo thha se falsifikimi i dokumentave është një vepër e rëndë penale, mirëpo nga 10 dhjetori i vitit të kaluar e deri më sot, prokurori i çështjes nuk ka ndërmarrë asnjë hap për këtë çështje. "Prej 5 muajsh, prokurori Ardian Dyrmishi, mban të mbyllur në sirtar këtë kallëzim, ka provat dhe faktet e mjaftueshme dhe nuk ndërmerr asnjë veprim ligjor ndonëse mediat raportuan se edhe laboratori shkencor i policisë konfirmoi falsifikimin e firmës nga Bashkia.Partia Demokratike i kërkon sot këtij prokurori të tregojë se çfarë ka bërë me këtë çështje, pse ai nuk kryen detyrën që i ngarkon ligji.Ja ku kemi mbërritur me Edi Ramën, me shtetin e tij të korruptuar e kriminal."-shprehet Bozdo


Deklaratë e anëtares së Këshillit Bashkiak të Tiranës, Reila Bozdo
Erion Veliaj, falsifikatori i gjobës që i vuri protestës popullore të 8 Dhjetorit, është hakmarrë ndaj policit bashkiak Besmir Karaj, duke e larguar nga puna.

Karaj pati integritetin dhe kurajon që ta denonconte publikisht se firma e gjobës nuk ishte e tija, se ishte falsifikuar. Për këtë ai bëri dhe një kallëzim penal në prokurori me 10 Dhjetor.

Falsifikimi i dokumentave është një vepër e rëndë penale, mirëpo nga 10 dhjetori i vitit të kaluar e deri më sot, prokurori i çështjes nuk ka ndërmarrë asnjë hap për këtë çështje.

Prej 5 muajsh, prokurori Ardian Dyrmishi, mban të mbyllur në sirtar këtë kallëzim, ka provat dhe faktet e mjaftueshme dhe nuk ndërmerr asnjë veprim ligjor ndonëse mediat raportuan se edhe laboratori shkencor i policisë konfirmoi falsifikimin e firmës nga Bashkia.

Partia Demokratike i kërkon sot këtij prokurori të tregojë se çfarë ka bërë me këtë çështje, pse ai nuk kryen detyrën që i ngarkon ligji.

Ja ku kemi mbërritur me Edi Ramën, me shtetin e tij të korruptuar e kriminal.

Denoncuesi i krimit, i falsifikimit, Polici Karaj që prej tre vitesh në detyrë nuk kishte asnjë vërejtje apo shkelje, hidhet në rrugë, ndërsa autori i krimit, falsifikatori, Erion Veliaj nuk preket, madje vazhdon të trashë zullumin çdo ditë.

Kjo është oligarkia kriminale e Edi Ramës ku ndëshkohet denoncuesi dhe mbrohet shkelësi i ligjit, falsifikatori, gënjeshtari Veliaj.​

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale