Kryeministri Edi Rama ka falënderuar qytetarin nga Fieri që denoncoi pronarin e një lokali që nuk i dha kupon tatimor për shërbimin e ofruar.

“Falënderoj me respekt qytetarin e Fierit që refuzoi të paguajë pa kupon e bëri denoncimin që çoi në ndalimin e abuzuesit", shkruan Rama në faqen e tij në "Facebook".

Policia e Fierit arrestoi një 57-vjeçar pas denoncimit të kryer nga një 34-vjeçar që kishte drekuar në lokalin e tij dhe nuk ishte pajisur me kupon.

Redaksia Online
(e.g. Shqiptarja.com)