Gërmimet shumë pranë murit të Kalasë së Prezës kanë rënë në sy dhe janë denoncuar dje nga banorët e komunitetit, të cilët kanë treguar se prej momentit të nisjes së punimeve “kanë vënë re praninë e një anëtari të kabinetit Berisha". Saktësisht banorët treguan se bëhet fjalë për një nga “ministrat e Berishës”.

Pas këtij konfirmimi të banorëve mësuam se objekti që pritet të ndërtohet i përket familjes së ministres së Integrimit Majlinda Bregu, konkretisht vjehrrit të saj, që konsiston të jetë siç u shprehën banorët, “ministre e Berishës”.

Kamera e A1 Report ka shkuar në vendngjarje për të filmuar këto gërmime dhe pamjet tregojnë se në rrëzë të Kalasë së Prezës gjatë gërmimeve kanë dalë në sheh gurë të mëdhenj, të cilët u përkasin ndërtimeve prehistorike dhe për më tepër këta gurë janë copëtuar dhe thërrmuar nga një ekskavator me matrapik. Dje u konstatua se gërmimi me mjete të rënda është bërë në një zonë arkeologjike dhe pa praninë e ndonjë specialisti apo arkeologu.