Denoncon deputeti i PD-së: Prej tre ditësh në spitalin e Durrësit nuk funksionon laboratori i analizave për mungesë fondesh

Denoncon deputeti i PD-së: Prej tre ditësh në spitalin e Durrësit nuk funksionon laboratori i analizave për mungesë fondesh

Spitali i Durresit

Deputeti i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj thotë se prej tre ditësh në spitalin e Durrësit nuk funksionon laboratori i analizave për mungesë fondesh. Në një postim në rrjetet sociale Xhaferraj ngre pyetjen se si mund të kurohen pacientët pa pasur analizat. Sipas Xhaferrajt, qeveria është fokusuar tek koncertet madhështore dhe ka lënë spitalet në gjendje të mjeruar.

‘“Ferdinand, ka marrë fund gjithcka.”Këto ishin fjalët e një prej anëtarëve të stafit të përkushtuar të Spitalit Rajonal të Durrësit. Prej tre ditësh në spitalin e Durrësit nuk funksionon laboratori i analizave për mungesë fondesh. Si mund të kurohen pacientët pa pasur analizat si bazë? Pacientët, të cilët përvec ilaceve tani janë të detyruar të kryejnë edhe analizat më bazike privatisht, do të rimbursohen për këtë mosfunksionim? Qeveria e fokusuar tek koncertet madhështore, ka lënë spitalet në gjendje të mjeruar.  Skizma ndërmjet prioriteteve të Rilindjes dhe nevojave të qytetarëve sa vjen e thellohet, me kosto në rritje vetëm për këto të fundit.’- shkruan Xhaferraj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 31/07/2022 11:06

    Por mire o Ferd Xhaferi zgjidhja eshte : njerezit te mos semuren!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja