Denoncuan policinë për dhunë në protesta, prokuroria pushon hetimet, Partia e Lirisë: Vendim i turpshëm, të merret dosja në shqyrtim

Denoncuan policinë për dhunë në protesta, prokuroria pushon hetimet, Partia e Lirisë: Vendim i turpshëm, të merret dosja në shqyrtim

Partia e Lirisë ka denoncuar sot një vendim të marrë nga Prokuroria e Tiranës për të pushuar hetimet në lidhje me një denoncim të bërë më parë nga asokohe Lëvizja Socialiste për Integrim, për dhunën e ushtruar nga civilët e infiltruar dhe policia ndaj qytetarëve në protesta.

Deputeti Petrit Vasili thotë se Prokuroria ka vendosur të pushojë çështjen se nuk ka parë dhunë në pamjet e depozituara nga LSI. Ai i bëri thirrje Vasili i bëri thirrje Prokurorit të Përgjithshëm dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë që të shqyrtojnë dosjen.

Deklarata e plotë:

Sot Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin e turpshëm dhe skandaloz të pushimit të hetimeve lidhur me denoncimin e bërë nga ana jonë për dhunën e ushtruar nga civilët e paidentifikuar dhe nga policia mbi qytetarët. Është e qartë për të gjithë që shteti policor është vendosur mbi prokurorinë ndërkohë që duhet të ishte e kundërta, që prokuroria të kërkonte zbatimin deri në fund të ligjit dhe të mbronte qytetarët.

Të nderuar qytetarë po ju paraqis një prej videove të cilat u dorëzuan në prokurori e që tregon qartë dhunën kafshërore të individëve të paidentifikuar në shërbim të qëndrimit kriminal të policisë, gjithashtu ju duhet të shikoni sesi vetë policia përpiqet në mënyrë mafioze të fshehë dhunën kur thotë ‘Kujdes se ka gazetarë dhe media’. Këtë dhunë të tmerrshme të evidentuar qartë edhe nga mediat shqiptare, prokuroria e Tiranës jo vetëm nuk e heton por e rëndon aq shumë situatën e saj saqë guxon dhe ta mbyllë.

Prokuroria arrin deri aty, saqë këto veprime t’i quajë normale gjithashtu mbyll sytë edhe para individëve të paidentifikuar që ushtrojnë dhunë ndaj qytetarëve duke pasur armë zjarr në brez. Sjellja e prokurorisë është flagrante është në shkelje shumë të rëndë të ligjit, po aq sa policia që ka ushtruar dhunën.

Ndaj, i kërkoj sot publikisht Prokurorit të Përgjithshëm, Kryeprokurorit Tiranës, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të marrin në shqyrtim këtë dosje, të vihen në shërbim të ligjit dhe qytetarëve për të hequr këtë damkë turpi që u vendos mbi prokurorinë duke mbrojtur dhunën kriminale të evidentuar qartë e të konsumuar publikisht.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb