Denver, 12 të vdekur në kinema
në premierën e "Batman"
 

Denver, 12 të vdekur në kinema<br />në premierën e  ">
DENVER- Për të marrë pjesë në episodin e fundit të sagës së Batman, “The Dark Knight Rises” që do të transmetohej në kinemanë Aurora në periferi të Denverit në Kolorado, shikuesit kishin paguar edhe 100 dollarë, madje kishin mbërritur 6 orë para se të niste premiera.

Tragjikisht ata janë bërë pjesë e masakrës së James Holmes, djaloshit të çmendur 24 vjeçar i cili kishte qëlluar pa mëshirë mbi spektatorët madje dhe mbi një fëmijë.

Një video e marrë me smartphone brenda në kinema tregon kaosin dhe tmerrin e atyre që ishin brenda. Një njeri i fshehur prapa një maske antigas, të ngjashme me atë të “Flagello” personazhit negative në film, qëllon në drejtim të spektatorëve. Bilanci: 14 të vrarë dhe 50 të plagosur. Mes viktimave një fëmijë 6 vjeç, ndërsa disa të plagosur raportohen të jenë në gjëndje të rëndë. Presidenti Barak Obama ka thënë se është shokuar nga kjo tragjedi dhe barbari.

Tragjedia ndodhi pak pas mesnatës me orën lokale, në sallën nr 9 të kinemasë në qendrën komerciale të Aurora, qytet në periferi të Denver, gati 15- 20 minuta para fillimit të filmit “Ngritja e Kalorësve të Errët”. Policia tha se një i dyshuar është arrestuar.

DESHMIA
“Fillimisht njerëzit mendonin se të shtënat ishin pjesë e filmit” tregon një i mbijetuar. Sipas medias lokale, që citon burime nga spitali i Sëedish Medical Center bëhet fjalë për 20 persona që kanë nevojë për ndihmë të shpejtë. Shumë të plagosur po ngarkohen në makinat e policisë pa pritur autoambulancat. Një person është arrestyarm ndërsa forcat e siugurisë vazhdojnë të jenë në kërkim të autorit. Në vendin e ngjarjes ndodhet dhe një skuadër e antieksploviz pasi mendohet se vrarësi mund të ketë vendosur edhe një granatë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Absurde/ Softa: U vra në mes të qytetit dhe askush nuk i dha ndihmën e parë

Absurde/ Softa: U vra në mes të qytetit dhe askush nuk i dha ndihmën e parë