SHBA - NBA zhvilloi shtatë ndeshjet e radhës në parket. Elita e basketbollit amerikan dhuroi surpriza, ndërsa Denverit s'i mjaftuan 61 pikët e Nikola Jokic për të fituar në shtëpi kundër Minnesotas. Sukses për Golden State, aty ku Stephen Curry ishte protagonist me 52 pikë. Fitore për Orlandon, Chicagon e New York.
Fitorja e tretë radhazi për ekipin e Golden State, që mundi 134-125 Memphis jashtë fushe dhe konsolidon pozitat në vendin e pestë në Perëndim. Ndeshje speciale për Stephen Curry, që realizoi 52 pikë e 10 rebound, duke qenë lider për Warriors.
Rikthehet te fitorja skuadra e Milwaukee, që mundi 133-123 Phoenix. Të gjithë titullarët e skuadrës së Bucks realizuan mbi 12 pikë, ku u dallua Antetokounmpo me 37 pikë e 11 asist, duke i bërë të pavlefshme 39 pikët e Booker për miqtë.
Në sekondat e fundit të kohës shtesë fiton Minnesota, që mundi 140-139 Denver. Anthony Edwards me 34 pikë ishte lider për miqtë, ndërkohë që Jokic realizoi 61 pikë, 10 rebound e 10 asist, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.
Rezultatet në NBA:
Atlanta – Portland, 113-127
Milwaukee – Phoenix, 133-123
New York – Philadelphia, 105-91
Chicago – Toronto, 137-116
Memphis – Golden State, 125-134
San Antonio – Orlando, 105-116
Denver – Minnesota, 139-140
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
14.9%
-
Jo
76.3%
-
Nuk kam mendim
8.8%
Vota total: 1382
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Blofi i madh i CIA-s, përleshja gjatë natës dhe dy avionët që u shkatërruan: Kështu amerikanët shpëtuan pilotin e humbur në Iran
5 Prill, 17:51
-
Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit (duke i marrë edhe nga depot e destinuara për rajone të tjera)?
5 Prill, 16:18
-
Trump ‘lëshon gojën’ dhe bën paralajmërimin e fortë për Iranin: Hapni ngushticat o k*pilë të çmendur, ndryshe të martën do përjetoni ferrin
5 Prill, 15:31
-
Analiza: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?
5 Prill, 12:53
-
Kur budallenjtë shkojnë në luftë
5 Prill, 11:31
-
Urdhri në SHBA, raketat me rreze të gjatë JASSM-ER do të përdoren në operacionet kundër Iranit
5 Prill, 11:24
-
VIDEO/ Myrto Uzuni shkëlqen nën sytë e Messit, asist dhe shtyllë kundër Inter Miamit! 'Pleshti' shënon me kokë në barazimin 2-2
5 Prill, 09:29
-
Irani mohon pretendimet e Trump për shpëtimin e pilotit të avionit të rrëzuar: Dy helikopterë dhe një aeroplan që merrnin pjesë në operacionin e shpëtimit u goditën
5 Prill, 09:11
-
'Hapni Hormuzin o k*pila'! Trump kërcënon Iranin: Marrëveshje ose do ju shkatërroj! Përgjigjet Teherani: Ndalo ose i gjithë rajoni do të digjet!
5 Prill, 07:17
-
Rusia s’ka plane për rrëmbimin e Zelenskyt! Moska: Nuk do të veprojmë si SHBA-të me Maduron, për ne ka respekt gjithë bota
4 Prill, 19:27
-
‘Jetonin në luks në SHBA’, Rubio njofton dëbimin e mbesave të gjeneralit iranian
4 Prill, 18:45
-
Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO
4 Prill, 15:57