Departamenti amerikan i mbrojtjes vlerësime për Olta Xhaçkën: Kontribut shembullor për mbrojtjen

Departamenti amerikan i mbrojtjes vlerësime për Olta Xhaçkën: Kontribut shembullor për mbrojtjen

Foto arkiv nga takimi i fundit Cooper-Xhaçka

Në një letër drejtuar ministres së sapoemëruar  për Europën dhe punët e jashtme Olta Xhaçka, ndihmës sekretarja amerikane për mbrojtjen, Laura Cooper nënvizon progresin në modernizimin e Forcave të Armatosura gjatë drejtimit të Xhackës në Ministrinë e Mbrotjes.

“E nderuar Znj. Ministre

Në emër të Departamentit të mbrojtjes së Shtetit Amerikan, ne e verësojmë thellësisht mbështetjen tuaj të palëkundur për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes mes Sh. B. A-së dhe Shqipërisë për më shumë se tre vjet si Ministre e Mbrojtjes.  Drejtimi juaj ka bërë të mundur progresin në modernizim të  Forcave të Armatosura Shqiptare. Ju keni drejtuar me aftësi institucionin tuaj përmes sfidave të papritura nga tërmeti deri tek COVID-19 ndërsa keni shërbyer si një udhëheqës në rajon përmes drejtimit të Kartës së  Adriatikut Shqipëri – SHBA.

Ne vlerësojmë thellësisht angazhimin tuaj të qëndrueshëm dhe shembullor për të avancuar shërbimin e Forcave të Armatosura Shqiptare krah për krah me SH.B.A. dhe aleatët e tjerë të NATO-s në operacionet bashkëpunuese të tilla si Mbështetja e Resolutës në Misionin e Afganistanit.

Departamenti i Mbrojtjes së Shtetit Amerikan ju uron sa më shumë suksese në detyrën e re.

Ne vlerësojmë thellësisht angazhimin tuaj të qëndrueshëm dhe shembullor për të avancuar shërbimin e Forcave të Armatosura Shqiptare krah për krah me SH.B.A. dhe aleatët e tjerë të NATO-s në operacionet bashkëpunuese të tilla si Mbështetja e Resolutës në Misionin e Afganistanit”, shkruan Cooper në letrën e saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ponte: 12/01/2021 21:59

    Po po.. fix.. Xhacka eshte nje ushtarake e mirefillte.. sot eshte diplomate e mirefillte.. neser kushedi se cfare do behet e mirefillte.. keta jane multitalente...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse