Duke folur në një takimi publik në Uashington sekretarja për Sigurinë Kombëtare Kirsten Nielsen, nuk dha detaje të mëtejshme por tha se përmirësimet do të publikohen ditën e hënë dhe do të ndikojnë në uljen e numrit të refugjatëve të paligjshëm.
Masat e reja garantojnë mbrotje të programit të refugjatëve "nga shfrytëzimi prej terroristëve, kriminelët dhe mashtruesve" tha ajo.
"Këto ndryshime jo vetëm që do të përmirësonin sigurinë, por çfarë është më e rëndësishme do të na ndihmojnë të vlerësojmë më mirë refugjatët e ligjshëm që i shpëtojnë persekutimit", shtoi sekretarja për Sigurinë Kombëtare Kirsten Nielsen.
Që nga marrja e detyrës vitin e kaluar, Presidenti Donald Trump e ka ulur numrin e refugjatëve që lejohet të hyjnë në vend dhe e ndaloi programin e refugjatëve për katër muaj.
Ai vendosi gjithashtu kërkesa më të rrepta për verifikimin e tyre si dhe braktisi negociatat mbi një pakt vullnetar për t'u përballur me çështjen e migrimit në rang botëror.
Të dhënat e Departamentit të Shtetit tregojnë se numri i njerëzve të pranuar në Shtetet e Bashkuara me statusin e refugjatit ka rënë nën kufizimet e reja të vendosura nga administrata e presidentit Trump.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com











