UASHINGTON - SHBA mbështet Shqipërinë në integrimin e saj në Europë, ka thënë gjatë ditës së sotme, zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Mari Harf.

Gjithashtu, SHBA mbështet edhe përpjekjet e Maqedonisë, për integrimin euroatlantike të saj.

Harf ka dekalruar se, “presim me padurim ditën kur këto dy vende do të integrohen tërësisht në institucionet europiane”.

“Integrimi i tyre në institucionet europiane do të thellonte marrëdhëniet dhe partneritetin tonë me ta mes Shqipërisë dhe Maqedonisë”, ka deklaruar zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Mari Harf në një reagim të saj pas shtyrjes që BE-ja dha për statusin e Shqipërisë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)