Depo, pikë referimi për bizneset e amvisat për produkte kuzhine e jo vetëm

Mbi 10 mijë produkte. Cilësi maksimale. Çmime biznesi me ulje reale dhe transparente.  Ekip i përkushtuar për të garantuar shërbim cilësor. Ndërtim i marrëdhënieve afatgjata me klientët për përfitime të qëndrueshme për çdo biznes.

Kjo është Depo, pjesë e grupit EUROIDEA. Me një eksperiencë  mbi 23-vjeçare në fushën e zinxhirit HORECA- PER BIZNESET dhe produkteve nga më të ndryshme për të plotësuar shtëpinë dhe kuzhinën tuaj, në Depo do të gjeni pajisjet më të avancuara nga brandet më prestigjioze botërore.

“Çdo shef kuzhine, çdo menaxher lokali, gjen tek DEPO artikujt me standart. Jemi munduar të sjellim risi në tregun shqiptar, standartet më të mira, bazuar edhe në brandet që ne përfaqësojmë”, tha administratorja e DEPO.

Një miksim i veçantë midis tradicionales dhe e inovatives, duke përmbushur nevojat e ccdo biznesi, DEPO sjell produktet e HENDI, CHURCHILL, LUIGI BORMIOLI, BORMOILI ROCCO, GURAL,CRYSTALITE BOHEMIA, SILIKOMART, WALTZ dhe jo vetëm.

E pozicionuar në CASA ITALIA kati-1, në DEPO gjen gjithashtu një game prej qindra mijëra produktesh për shtëpinë dhe kuzhinën.

“Depo është një showroom shumë i madh që ka shumë eksperiencë mbrapa. Mund të gjeni produkte nga më të thjeshtat dhe koherentet. Dhe gjithçka tjetër nga enë kuzhine dhe produkte shtëpie”, tha Kotarja.

Për të gjitha bizneset dhe familjet që dëshirojnë të aksesojnë të gjitha produktet qe DEPO disponon së shpejti do të kenë mundësinë të na vizitojnë edhe në showroom-in gjigand DEPO CASH & CARRY në Autostradën Tiranë-Durrës, Xhafzotaj, 500m para mbikalimit të Fllakës.

“Do të kemi të gjithë gamën e produkteve dhe të gjitha bizneset mund të zgjedhin mes kategorive të ndryshme nga trendët e fundit”, tregoi menaxherja.

E për ata që nuk kanë mundësi që të paraqiten fizikisht në pikat e DEPO, lehtësisht mund të porosisin nëpërmjet rrjeteve sociale dhe webit.

“HORECA.DEPO.CASA, mund të gjejnë të gjitha produktet që kanë nevojë, dhe me një klik bëjnë porosinë e tyre dhe porosia ju shpërndahet drejt e në adresën e tyre”, përfundoi ajo.

DEPO është gjithmonë edhe pjesë e panaireve të organizuara në vend. Pjesëmarrja më e fundit ishte në panairin e HORECA, që u mbajt për tre ditë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit

Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit