TIRANE - Në 22 vite në politikë, dy partitë më të mëdha kanë pësuar ndryshime në listat e tyre për deputetë, por në to kanë mbetur dhe “heronjtë” që i kanë rezistuar kohës që nga zgjedhjet e `91 ashtu dhe nga ata të Partisë së Punës. Nga Partia Demokratike që nga vitit 1991 e deri më tani pritet që të ketë edhe ndryshime në emrat që do të largohen nga kjo parti, pra që nuk do të jenë më deputet pas 23 qershorit.
Pritet që të jenë pikërisht 4 deputetë që nga `91 nuk do të jenë më deputetë në 2013. Por do të ketë edhe fitues, ku mes tyre duke filluar që nga kreu i PD Sali Berisha, i cili ka fituar në 1991, përball Emir Dobjanit, pritet që të fitojë sërish në 23 qershor.
I sigurt në fitore për një mandat deputeti është dhe Arben Imami,i cili ka dalë fitues edhe në `91, ku ka kandiduar për deputet me Agron Taton, pritet që të ketë mandatin e sigurt edhe në 23 qershor. Po ashtu fitues për një tjetër mandat është edhe Genc Ruli, fitues që nga `91,vit kur kandidoi përball Adelina Mazrekut.
Një tjetër fitues në radhët e të djathtëve do të jetë dhe Eduard Selami,i cili pas 17 vitesh braktisje të PD dhe dhe nga humbja e tij në `91 përball Vesil Sherifit, pritet që të jetë fitues në 23 qershor. Por e djathta pritet që të humbasë deputetë që janë zgjedhur të tillë që nga `91. Njëri prej tyre është, Tritan Shehu i cili ka dalë fitues që nga 91, por tashmë nuk do të jëtë më në Parlament.
Gjithashtu PD nuk do të ketë më as Jemin Gjanën, i cili ka qenë fitues po që nga `91. Një nga emrat i fituesve të `91 është dhe Arben Demeti është një kandidat i humbur i PD. Po ashtu edhe Fiqiri Xibri, i cili është larguar nga PD që pas fitores së tij në `91 me këtë parti. Por e djathta, e cila ka dhë një sërë emrash të Partisë së Punës së Shqipërisë në listat e saj, do të ketë edhe dy fitues të tjerë.
Ata janë Kastriot Islami, i cili pas largimit të PS këtë vit, pritet që të jetë fitues në listën e PD për Qarkun Tiranë. Me 60% pritet që të dalë pas zgjedhjeve të 23 qershorit edhe Lufter Xhuveli, i cili nga PPSH në `91 do të dalë fitues me PD.
PS
Edhe PS pritet që ketë emra që kanë humbur në `91 me PPSH, por që do të fitojnë tashmë në 23 qershor. Njëri prej tyre është pikërisht Anastas Angjeli, i cili humbi në `91 përball Jani Xhyzelit, por që llogaritet fitues me PS në 23 qershor.
Nga fituesit që nga PPSH, që i kanë rezistuar kohës dhe që do t`i rezistojnë dhe zgjedhjeve të 23 qershorit pritet që të jenë, Shkqëlqim Cani, Namik Dokle, Gramoz Ruçi. Ndërkohë që Skënder Gjinushi, i cili ka humbur në `91 me PPSH, pritet që të dalë me një rezultat 40 % në këto zgjedhje.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com