Deputetët e PD nuk "zënë mend",
këshilla e Ruçit pasi largon Bashën
 

Deputetët e PD nuk "zënë mend",<br />këshilla e Ruçit pasi largon Bashën<br /> 
Deputetët e Partisë Demokratike, së bashku me kryetarin Lulzim Basha, nuk janë larguar nga foltorja e Kuvendit, edhe pasi Gramoz Ruçi përjashtoi nga seanca Bashën. Deputetët dhe Basha kanë vijuar të mbajnë peng foltoren e Kuvendit, teksa në ishte vetë kreu i PD.

Ky i fundit u përplas ashpër me kreun e Kuvendit, Ruçin, duke e detyruar këtë të fundit që të marrë vendimin ekstrem, atë të përjashtimit të tij nga senaca. Ndërkohë, pas situatës së tensionuar, ku deputetët vazhdonin të qëndronin në këmbë rreth foltores, Ruçi iu ka kërkuar atyre që të shkojnë të japin gjak, duke ndërprerë seancën.

“Shkoni jepni gjak, ndërpres seancën”, tha Ruçi.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin