Gjatë seancës së sotme maratonë të parlamentit, pas votimit të disa ligjeve që ishin në rendin e ditës, fjalën e mori deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi, i cili nisi të fliste për djegjen e plehrave në qytetin e Lushnjes, një temë jashtë rendit të ditës.
/Shqiptarja.com
Në këtë moment, disa deputetë të Partisë Socialiste u ngritën në këmbë që të largoheshin dhe të braktisnin sallën.
Kryeministri Edi Rama iu drejtua menjëherë deputetëve në fjalë, me thirrjen: “Uluni aty, dëgjoni”, por deputeti Erjon Braçe nuk iu bind dhe u largua gjithsesi nga salla.
s.k/Shqiptarja.com











