Deputetët e PS të grevës
së urisë-Xhafajt: Na harruat

Deputetët e PS të grevës <br />së urisë-Xhafajt: Na harruat
TIRANE- Deputetët pjesmarrës në grevën e urisë së majit të vitit 2010 janë takuar dy ditë më parë në një drekë pune në Divjakë të Lushnjës.

Ka qënë kryetari aktual i bashkisë së Lushnjës, ish-deputeti Fatos Tushe ai që i ka mbledhur të gjithë deputetët që kanë qëndruar për gati 20 ditë me radhë në një grevë urie në çadrat e vendosura përballë kryeministrisë, në një protestë sublime për votën e lirë. Pavarësisht se ka qënë një drekë pune, motoja e këtij takimi ka qënë harresa që sipas tyre i është bërë sakrificës së tyre. Kanë marrë pjesë pothuajse të gjithë deputetët që kanë qënë pjestarë të kësaj greve, si ata të cilët janë ndjerë të lënë mënjanë sidomos pas zgjedhjeve më të fundit në kryesinë e PS, pjesa më e madhe dhe dërmuese e të cilëve nuk janë kandiduar të paktën, ashtu dhe ata që janë zgjedhur.

Ai që ka qënë në krye të tryezës, por që ka qënë njëherësh dhe në ballë të akuzave nga ana e deputetëve pjesmarrës, ka qënë as më pak dhe as më shumë por vetë ish-kryetari i kësaj greve urie, Fatmir Xhafaj, i cili ka qënë i ngarkuar dhe nga Rama sipas të pranishmëve që të mos harronte pikërisht sakrificat e grevistëve të urisë. "Fatmir Xhafaj si ish-kryetar si grevës së urisë së 20 deputetëve u etiketua si përgjegjës për harresën e deputetëve grevistë.

Kryetari Rama ka thënë në atë kohë që dhe po harrova unë, ti duhet të kujtohesh dhe je përgjgjës për ta", janë shprehur pjesmarrësit, teksa i kanë drejtuar gishtin Xhafajt në lidhje me këtë harresë të tij për "bashkëvuajtësit" e grevës së urisë. Ata kanë nënvizuar se ka qënë një drekë e thjeshtë e njerëzve që kanë vuajtur në një grevë urie për të respektuar vlerat e demokracisë dhe votës së lirë por dhe për të kujtuar se duhen vlerësuar këto vlera të treguara një vit më parë.
Teksa janë shprehur se janë mbledhur në këtë takim me ftesë të kreut aktual të bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe që ka qënë asokohe deputet dhe grevist urie, mungesën e disa deputetëve e kanë cilësuar njerëzore, pamundësi ardhjeje për shkak të lidhjeve të reja të krijuara me lidershipin e PS si dhe angazhimin me takimin ndërparlamentar me BE, për shkak se po përgatiteshin për takimin e djeshëm. Ky takim ka qënë me të vërtetë me simbolikë të veçantë, teksa kanë zgjedhur pikërisht 8 dhjetorin, ditën e rinisë, për të hequr një paralele mes asaj që ndodhi në vitin 1990 dhe asaj që ndodhi pas grevës së urisë së deputetëve. Burime nga ky takim konfirmuan se "vendosëm që t'i japim një formë më të plotë dhe të mbrojnë sakrificën tonë, për të mos lejuar keqpërdorimin jo vetëm nga ana e maxhorancës, por edhe nga kritikët brenda nesh, të asaj që ndodhi në maj 2010".

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës e mbyllur, Kristaq Kume në Report Tv: Pazar që drejtuesit e partive të mos humbasin fuqinë

1/3 e listës e mbyllur, Kristaq Kume në Report Tv: Pazar që drejtuesit e partive të mos humbasin fuqinë