Deputetët e rinj të Kosovës
nesër fillon regjistrimi

Deputetët e rinj të Kosovës<br />nesër fillon regjistrimi
PRISHTINE- Regjistrimi i deputetëve do të bëhet sipas kësaj renditjeje: Më 9 korrik: deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, më 10 korrik, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa, më 11 korrik, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të Nismës për Kosovën dhe të komuniteteve pakicë.

Nesër do të filloi regjistrimi i deputetëve të Legjislaturës së pestë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Rregullorja nuk e parasheh se si duhet të regjistrohen deputetët në seancën e parë, nëse duhet ta shënojnë partinë prej vijnë apo jo.

Ndërsa, neni 20 pika 2 thotë se “Deputeti ka të drejtë të marrë pjesë në mënyrë të barabartë në një grup parlamentar, të tërhiqet nga grupi, ta formojë një grup të ri parlamentar, t’i bashkëngjitet një grupi tjetër ose të veprojë si deputet i pavarur. Për secilin rast deputeti është i obliguar që për vendimin e tij, ta njoftojë me shkrim Kryetarin e Kuvendit”, që do të thotë se deputetët në asn jë mënyrë nuk mund të veproj si i pavarur ose me ndonjë grup tjetër para se të zgjidhet kryetari dhe kryesia e re e Kuvendit.

Kurse,  Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve e ka dërguar në Kuvendi listën e partive që kanë fituar mandate me emrat e deputetëve të tyre, si dhe numrin e votave që kanë fituar ata deputetë. Një kopje i ka shkuar edhe presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë!

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë!