Babai i dy fëmijëve është një nga viktimat e 21 janarit 2011, të cilët së bashku me Ziver Veizin, Faik Myrton gjetën vdekjen gjatë demonstratës së 21 janarit, ndërsa Aleks Nika u plagos rëndë dhe humbi jetën pak ditë më vonë. Sipas prokurorisë nga filmimet rezulton se viktimat, në momentin që janë qëlluar me armë, kanë qenë jashtë objektit të kryeministrisë. Aktualisht, për 4 vrasjet në bulevard, në burg ndodhet vetëm gardisti Agim Llupo, nga arma e të cilit, është vërtetuar qartazi se është vrarë Ziver Veizi.(ne foto pamje nga ceremonia homazh pas demonstrates se 21 janarit)
(sg/shqiptarja.com)
