Deputetët "gjyq" Ramës për
listat e zgjedhjeve të 2013
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, është përballur dje në mbrëmje me një "gjyq" për listat e ardhshme të deputetëve. Në takimin e përjavshëm të Komitetit për Komunikimin me Qytetarët, ku janë të pranishëm deputetë që nuk janë anëtarë të Kryesisë, ka pasur një përplasje midis ligjvënësve dhe kryesocialistit.
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, është përballur dje në mbrëmje me një "gjyq" për listat e ardhshme të deputetëve. Në takimin e përjavshëm të Komitetit për Komunikimin me Qytetarët, ku janë të pranishëm deputetë që nuk janë anëtarë të Kryesisë, ka pasur një përplasje midis ligjvënësve dhe kryesocialistit.
Burime nga kjo mbledhje bëjnë të ditur se disa deputetë socialistë kanë shprehur shqetësimin për shkak të disa personave që flasin në emër të Ramës se kush do të jetë në listat e ardhshme si kandidat për deputetë, në zgjedhjet e verës së vitit 2013. Fillimisht ka qenë kryetari i PS-së i cili mësohet të ketë kërkuar nga deputetët që të mos flasin më në tavolina kundër njëri-tjetrit por që nga sot, çfarë shqetësimi apo propozimi të kenë ta paraqesin në mbledhjen e deputetëve. Kaq ka mjaftuar që deputetët të nisin ankesat, duke e hapur tamam zemrën në këtë takim.
Deputeti Sadri Abazi ka qenë i pari që ka reaguar duke kërkuar që të normalizojë situatën e duke vlerësuar se në një parti të madhe politike mund të ndodhin të tilla gjëra. Por, më i ashpër ka qenë qëndrimi i mbajtur nga deputeti i qarkut të Shkodrës, Paulin Sterkaj, i cili ka shprehur shqetësimin për disa deputetë të cilët po flasin në emër të Ramës se kush do të jetë në listat për zgjedhjet e ardhshme.
Sipas burimeve, Sterkaj mësohet të ketë thënë se në këtë rrugë "trajneri është kryetari i PS dhe ai e vendos se kush hyn dhe kush nuk hyn në fushë dhe jo të tjerë të flasin në emër të tij". Për këtë çështje ka reaguar edhe deputetja e Elbasanit, Shegush Ligori, e cila mësohet të ketë thënë se "kryebashkiaku i Elbasanit, Sejdini ka nisur që tani të flasë në emër të Ramës se kush do të jetë në lista dhe kush jo|. Kjo, sipas saj, nuk është normale. Rama i ka qetësuar deputetët, duke nënvizuar se vendosin forumet dhe se është herët për këto debate. Mbledhja ka nisur në orën 19:00 dhe ka zgjatur më shumë se 90 minuta, duke treguar në këtë mënyrë se bashkëbisedimi ka qënë vërtetë i gjatë.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Debati në PD, a duhet të kenë kandidatë në 61 bashki më 14 maj?
-
Po
67.4%
-
Jo
25.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1200
Lajme të tjera
-
’14 maji’/ Klosi prezanton emrat e kandidatëve për qarkun e Vlorës
25 Mars, 21:53
-
Publikohen emrat e kandidatëve për 6 bashkitë e Fierit, PS u beson 4 prej kryebashkiakëve aktualë
25 Mars, 21:47
-
S'ka surpriza në Durrës! Rama rikandidon Emirjana Sako, Elton Arbanën dhe Artur Bushin
25 Mars, 21:40
-
Argjentina quan qendrën stërvitore të kombëtares me emrin 'Lionel Messi'
25 Mars, 21:39
-
Tre kandidatët e socialistëve për bashkitë e qarkut Kukës, rikandidojnë 2 prej tyre
25 Mars, 21:38
-
Zbardhen emrat e kandidatëve për kryetar Bashkie në qarkun e Korçës
25 Mars, 21:37
-
Zbardhen emrat e 7 kandidatëve për bashkitë e Gjirokastrës, rikandidojnë 5 prej kryetarëve aktualë
25 Mars, 21:29
-
S’ka surpriza! Rama rikandidon të gjithë kryebashkiakët aktual në qarkun e Beratit
25 Mars, 21:27
-
Asnjë ndryshim në 5 bashkitë e qarkut Tiranë, kryetarët aktualë rikandidojnë në 14 maj! Veliaj: Në këshillin bashkiak ka prurje nga bota akademike
25 Mars, 21:22
-
Në 3 bashkitë e qarkut të Lezhës, socialistët rikonfirmojnë kryebashkiakët aktual
25 Mars, 21:17
-
Zbardhen emrat e kandidatëve për qarkun e Elbasanit, socialistët rikonfirmojnë pjesën më të madhe të emrave
25 Mars, 21:11
-
Zbardhen emrat e 4 kandidatëve për bashkitë e qarkut Dibër, dy prej tyre rikandidojnë
25 Mars, 21:10