Deputetët, të ardhurat e deklaruara
sipas burimit të krijimit viti 2016

Deputetët, të ardhurat e deklaruara<br />sipas burimit të krijimit viti 2016<br>
Open Data Albania ka renditur Deputetët e Kuvendit sipas vlerave për të ardhura të deklaruara për vitin 2016. Deputetët janë subjekt i deklarimit dhe kontrollit publik të pasurive dhe konfliktit të interesit.

Deputetët duhet të dorëzojë në fillim viti një Deklaratë ku bëhen të ditura të ardhura, shtesa apo pakësim të pasurisë për dymbëdhjetë muaj të vitit të fundit. Deklarimi bëhet brenda tremujorit të parë të vitit pasardhës, për ti lënë më pas vend depozitimit dhe verifikimit nga inspektorët e ILKDPKI.

Në hulumtimin e ODA është bërë renditja dhe kategorizimi sipas burimit të të ardhurave, e në fund për totalin e të ardhurave të krijuara në vitin 2016. Deklarimet e detajuara janë në rubrikën Para dhe Pushtet, portali Spending Data Albania. Transparenca dhe kontrolli publik përmes publikimit në format të mirë strukturuar bëhet si pjesë e aktiviteteve të Projektit Para Pushtet dhe Polikë (MGP).

Në listën e deputetëve të hulumtuar nga ODA, mungon deputeti Armando Prenga, i cili ka dorëzuar mandatin e deputetit në shkurt 2017 dhe deputeti i ndjerë Gjovalin Kadeli, i cili ka ndërruar jetë.

Renditja është bërë për disa kategori të ardhurash dhe përfitimesh si: të ardhura nga angazhimi në detyrën e deputetit dhe angazhime të tjera profesionale; të ardhura nga bonuse; pjesëmarrje në borde apo komisione; të ardhura nga interesa bankare depozita, obligacione, bono thesari, tituj financiar dhe të tjera forma të aktivitetit financiar; të ardhura nga qiradhëniet; të ardhura nga celje trashëgimie; të ardhura nga biznese dhe sipërmarrje ekonomike; të ardhura të personave të familjes; dhurata apo hyrje financiare për shkak të shlyerjes së detyrimeve kontraktore dhe jo vetëm, nga persona të tretë.

Sipas deklarimeve për të ardhura nga puna dhe angazhimet profesionale, Deputeti më i paguar njësoj si një vit më parë 2015 edhe për vitin 2016 kryeson listën deputeti Anastas Angjeli, ish ministër i Financave i cili ka të ardhura nga Kuvendi në vlerën rreth dy pikë pese milionë lekë, dhe të ardhura nga mësimdhënie në universitete jo publike rreth dy pike nëntë milion lekë. Lista pasohet nga Liljana Elmasi dhe Eleina Qirici dy zonja deputete gjithashtu pjesë e angazhimit në universitete publike. Në raportimin me vetëdeklarim për të ardhurat nga paga bie në sy që deputetët bëjnë deklarime të ndryshme për të njëjtin pozicion. Ky ndryshim përkon me vetë deklarimin si pagë të disa bonuseve dhe shtesave në pagën e deputetit, bonuse dhe shtesa që nuk i nënshtrohen të njëjtit regjim të tatimit mbi të ardhurën sikurse paga.

Njëqind e pesëmbëdhjetë deputetë kanë deklaruar se kanë të ardhura nga paga dhe shpërblime të punës vetëm për funksionin e deputetit.  Ndërsa pjesa tjetër kanë dhe të ardhura nga paga dhe shpërblime edhe në detyra të tjera kryesisht pranë institucioneve të edukimit universitar/Open Data Albania.

 

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër