Deputetëve s'u del gjumi nga seanca
maratonë, s'ka 84 vota për 4 Kodet

Deputetëve s'u del gjumi nga seanca<br />maratonë, s'ka 84 vota për 4 Kodet
TIRANË - Edhe pse ishte njoftuar votimi i kodeve dhe projektligjeve të tjera të rëndësishme që kërkojnë 84 vota që në fillim të seancës për buxhetin, kjo gjë nuk ka ndodhur.

Seanca nisi me vonesë pasi deputetet nuk ishin mbledhur..ndoshta kjo për faktin se ende nuk i kishte dalë gjumi për shkak të seancës maratonë të së enjtes e cila zgjati deri në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Madje dhe kur në seancë kryeministri Rama nisi të mbrojë buxhetin, mungesat ishin të dukshme. Kodi i Punës, ai i Familjes dhe ai Penal, kërkojë 84 vota pro për ty miratuar, ndërsa në sallë nuk ishin më shumë se 71 deputetë.

Përpos kësaj një numër jo i vogël deputetësh kanë shprehur rezervat e tyre kundrejt ashpërsimit të masave për evazionin fiskal në Kodin Penal çka ve në pikëpyetje votimin e ligjeve dhe në fund të seancës maratonë për buxhetin e shtetit.

Seanca maratonë e së enjtes u mbyll pa votim
Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi të enjten një seancë maratonë e cila nisi rreth orës 11:00 e zgjati deri në orët e para të mëngjesit të së premtes. Por pavarësisht se seanca u mbyll në 02:00 pas mesnate mes diskutimeve, akuzave e deri në përplasje ku u shkulën dhe mikrofonat, të gjitha projektligjet që ishin në rendin e ditës do të votohen në seancën plenare që mbahet sot, e cila po ashtu pritet të kalojë mesnatën.
 
Drejtuesja e seancën nënkryetarja Valentina Leskaj njoftoi deputetët për mbylljen e seancës dhe votimin e pikave të rendit të ditës për sot. Kjo edhe për shkak se shumica e deputetëve nuk ndodheshin në sallë, e për votimin e projektligjeve dhe të katër kodeve, ai Penal, Rrugor, i Familjes dhe i Punës, duhet shumicë e cilësuar me 84 vota.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD