Deputetë e majtë: Policia
neglizhente në luftën ndaj krimit

Deputetë e majtë: Policia<br />neglizhente në luftën ndaj krimit
TIRANE - “Është neglizhencë totale e forcave të policisë parandalimi i vrasjeve në vend që kanë tronditur mbarë opinion publik. Edhe zgjedhjet kanë ndikimin e tyre”, shprehen njëzëri anëtarët e Komisionit parlamentar të Sigurisë. Vrasjet e fundit kryesisht ato brenda familjes dhe pasojat e tyre janë në qendër të vëmendjes nga ana e deputetëve të Komisionit të Sigurisë. Ata bëjnë apel forcave të policisë si dhe drejtuesve të lartë të lënë mënjanë militantizmin politik me Berishën si dhe të fokusohen në zbardhjen e krimeve dhe ndëshkimeve të autorëve.

“Sigurisht që të gjithë drejtuesit e policisë janë militantë të PD-së dhe po e tregojnë veten edhe tani në fund të zgjedhjeve. E kanë lëshuar punën e tyre plotësisht dhe tani del që policia është në pyll ndërsa kriminelët janë në rrugë, kanë pushtuar rrugët. Padyshim që është përgjegjësi e plotë e tyre edhe pas humbjes së zgjedhjeve. Qeveria e re premton tolerancë zero me krimin kushdoqoftë që nga politika e deri në nivele të tjera”, thotë deputeti i PS, Arben Çuko.

QEFALIA:

“PS vazhdimisht ka artikuluar mungesën e rendit në vend. Të gjithë drejtuesit e saj kryesor duke filluar që nga drejtuesit e policisë dhe me radhë në nivelet e tjera drejtuese janë njerëz të politizuar, të cilët i kanë shërbyer pushtetit. Në këto çaste kjo është një neglizhencë totale edhe nga situata paszgjedhore. Situata problematike ka kohë që ka dalë jashtë kontrollit dhe nuk është vetëm në këtë peruidhë paszgjedhore. Janë krijuar precedente gjatë gjithë kohës.

PS ka treguar me fakte sesi krimi ka ardhur gjithnjë në rritje dhe strukturat e policisë janë jashtë kontrollit. Kjo ngarkon me përgjegjësi edhe drejtuesit e saj qoftë ministrin e Brendshëm qoftë kryeministrin, të cilët në këtë periudhë vëmendjen kryesore e kanë kryesisht të përqëndruar se kush do të jetë drejtuesi i arshëm i partisë në dukje sesa të merren drejtëpërdrejtë me luftën ndaj krimit. Rastet janë të pafalshme pa siguri në vend dhe strukturat inefiçente”, shprehet deputeti i PS, Xhemal Qefalia.
 
PRENGA
 
“Njerëz që vrasin brenda familjes apo që janë plan i grabitjeve apo dhe i çështjeve politike po tregojnë nivelin e ulët dhe paaftësinë për të kontrolluar krimin në vend nga strukturat e policisë. Janë shqiptarët që paguajnë faturën e jetës së tyre në këtë periudhë tranzicioni. Kjo polici e udhëhequr nga Flamur Noka, Agron Kuliçaj e Hysni Burgaj është jashtë funksionit që duhet të ketë një institucion i lartë drejtues siç është Policia e Shtetit.

Kjo polici nuk bën gjë tjetër veçse bashkëpunon me grupet e organizuara kriminale. Ngjarjet e rënda, duke filluar që nga vrasja në Laç në ditën e votimit, vrasjet brenda familjes që kanë ndodhur brenda një jave apo dhe ngjarje të tjera të rënda thjesht po u marrin jetën njerëzve në këtë periudhë tranzicioni. PS do mbajë premtimin dhe do kthejë normalitetin e rendit në vend”, thotë deputeti Armando Prenga.

Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 16.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet (VIDEO)

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet (VIDEO)