Deputetë në PD? Duhet Vetting
dekriminalizim, dekomunistizim

Deputetë në PD? Duhet Vetting<br />dekriminalizim, dekomunistizim
Mbyllja e afatit të depozitimit të formularëve për Vetting-un në drejtësi për gjyqtarët dhe prokurorët çel një tjetër proces Vetting-u por kësaj radhe në politikë për deputetët. E vetmja force politike qe ka deklaruar se këtij procesi do t’i nënshtrohen edhe kandidatët për deputetë është partia demokratike.
 
Pas udhëzimit të kryetarit Basha në mbledhjen e kryesisë së PD për ngritjen e një komisioni që do të bëjë Vetting-un për deputetët e parlamentit të ardhshëm, ky komision i cili drejtohet nga doktor Halim Kosova ka nisur nga puna.
 
Burime nga selia blu bëjnë me dije për Report Tv se do kalojnë në filtrin e vlerësimit të gjithë individët që dëshirojnë të përfshihen në listën e kandidatëve për deputetë.
 
Të njëjtat burime thonë se për Vetting-un, ku pyetësori fokusohet në tre shtylla, tek deklarata e pasurisë , integriteti i figurës që ka të bëjë me rastet kriminale dhe aftësitë profesionale, kandidatët do të duhet të plotësojnë një formular te posaçëm që është hartuar nga ekspertë të PD.
 
Por përveç Vetting-ut, pjesë e plotësimit te formularit janë edhe të dhënat që plotësohen në kuadër të dekriminalizimit apo edhe dekomunistizimi. Duke plotësuar një formular të tillë të përqendruar së paku ne tre drejtime që janë Vetting-u, dekriminalizimi dhe dekomunistizimi, kryetari Lulzim Basha përmbush premtimin për të ulur në parlament persona me integritet profesional, të pastër nga e shkuara e kriminale por edhe komuniste.
 
Çdo kandidat që plotëson formularin do të kalojnë më pas komisionin e posaçëm për këtë çështje në PD, e ku më pas kandidatet do ti shkojnë kryesisë së PD e kryetarit Basha.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve