Ndërsa deputeti Erjon Braçe, i cili e ka shprehur hapur simpatinë e tij ndaj opozitës në Kosovës, prej ditësh po komenton këtë protestë të Vetëvendosje dhe ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj saj. Sipas tij, arrestimi i deputetëve të opozitës është shfaqja më e keqe që po jep qeveria e Kosovës. “Lëvizja Vetëvendosje lajmëron se pas ndërhyrjeve të dhunshme policia ka ndaluar thuajse gjithë lidershipin e Vetëvendosje-s, nënkryetarin, deputetë e udhëheqës të tjerë të saj dhe të protestës legjitime. Në të njëjtën kohë, në Siri dhe Kosovë ndodh kjo!”, shkruan Braçe. Ai bën përgjegjës kryeministrin kosovar për këtë dhunë. “Hashim Thaçi, nuk goditet e nuk dhunohet kryetari i opozitës”, thotë Braçe për kryeministrin kosovar. Ndërkohë, ai e cilëson dhunën e ushtruar nga policia si barbare.
(aq/shqiptarja.com)