TIRANE- Deputetët demokratë i kanë kërkuar kryeministrit Berisha që të aplikohen urgjent procedurat e kalimit në pronësi të oborreve në përdorim. Deputetja demokrate, Lajla Pernaska ka nënvizuar faktin se ka shumë shqetësim nga qytetarët se nuk po gjen asnjë zbatim regjistrimi i këtyrë pronave që ende mbeten pezull. "Do dëshiroja që të përshpejtohej procesi i kalimit të sipërfaqeve të asaj që quhet oborr në përdorim, në pronësi të disponuesve e regjistrimi i tyre në hipotekë. Pasi ka shumë shqetësim nga ana e qytetarëve të clët ankohen për zvarritjen e aplikimit të këtyre procedurave e që mund të konsistojë në një kosto elektorale për mazhorancën", mësohet të ketë thënë dje deputetja demokrate Lajla Pernaska në mbledhjen me dyer të mbyllur të grupit të PD.
Ndërsa Kryeministri Berisha mësohet të jetë thënë që "po bëhen të gjitha përpjekjet që të zbatohet kalimi i këtyre oborreve në përdorim në pronësi të atyre që i disponojnë dhe e di sa rëndësi ka kjo për qytetarët". Procedurat e kalimit në pronësi të sipërfaqeve, kur në dokumentin e pronësisë është shënuar "oborr në përdorim", si dhe regjistrimi i këtyre pasurive në regjistrin publik të pasurive të paluajtshme ka kaluar që në gusht të këtij viti nga qeveria. Qytetarët që kanë ndërtuar para viteve '91 ose që kanë mundur të fitojnë të drejtën për të pasur në përdorim godinat shtetërore, do kenë mundësi të përfitojnë edhe pronësinë mbi tokën duke iu dhënë e drejta e pronës mbi tokën. Nga vendimi i qeverisë s'përfitojnë ata që kanë ndërtuar objekte informale në truallin shtetëror. Këta të fundit do duhen të ndjekin procedura krejtësisht të tjera.
Ndërkaq, AKKP do veprojë gjatë procedurave të regjistrimit fillestar me kërkesë të regjistruesit apo të një personi ose çdo grupi të ngarkuar nga kryeregjistruesi. Të cilët do verifikojnë nëse prona që kërkohet të privatizohet është në posedim, s'ka konflikte dhe pa ndërprerje, të pronarit të ndërtimit. Më pas do të shikohet nëse brenda kësaj sipërfaqeje gjendet ndërtimi që duhet të plotësojë dy kushte: të jetë i regjistruar në regjistrat e ZRPP-së, në pronësi të kërkuesit dhe të jetë ngritur para datës 10.8.1991.
Sipërfaqja për të cilën do të kërkohet privatizimi duhet të jenë në pronësi të shtetit, ndonëse të paregjistruara si të tilla, të patransferuara në inventarin e pronave të organeve të qeverisjes vendore. Këto sipërfaqe toke duhet të rezultojnë fizikisht të lira dhe të pazëna nga ndërtime pa leje dhe të mos jenë futur në fondin e parashikuar për kthimin apo kompensimin e pronës. Të gjithë qytetarët të cilët kanë oborre në përdorim do të mund t'i tjetërsojnë pa kundërshpërblim, në rastin kur e drejta e pronësisë mbi këto sipërfaqe është hequr pa kompensim, për shkak të ligjeve të kohës.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4461
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20