Deputetët britanikë raport për menaxhimin e pandemisë së COVID: Një nga dështimet më të këqija të shëndetit publik! U synua imuniteti i tufës nëpërmjet infektimeve

Deputetët britanikë raport për menaxhimin e pandemisë së COVID: Një nga dështimet më të këqija të shëndetit publik! U synua imuniteti i tufës nëpërmjet infektimeve

Foto ilustruese

"Një nga dështimet më të këqija të shëndetit publik" e kanë konsideruar në një raport deputetët britanikë masat e marra fillimisht nga qeveria për të ndalur përhapjen e COVID. Sipas tyre, qasja e qeverisë, e mbështetur nga shkencëtarët e saj, ishte të arrinte imunitetin e tufës me infeksion. Kjo çoi në një vonesë në prezantimin e bllokimit të parë , duke kushtuar jetë njerëzish.

Raporti kryesisht përqendrohet në përgjigjen ndaj pandemisë në Angli. Komiteti nuk shikoi hapat e ndërmarrë individualisht nga Uellsi, Irlanda e Veriut dhe Skocia.

Raporti, 150 faqe, përmend edhe sukseset e qeverisë në menaxhimin e pandemisë, që ka marrë në Britani 150 mijë jetë, ndërsa deputetët e kanë përshkruar si 'sfida më e madhe në kohë paqeje'. Po ashtu ata pranojnë se përballë një situate të tillë, ishte 'e pamundur që gjithçka të bëhej siç duhej'.

"Mbretëria e Bashkuar ka kombinuar disa arritje të mëdha me disa gabime të mëdha. Është jetike të mësosh nga të dyja", shtuan ata në një deklaratë për të shoqëruar raportin.

Një zëdhënës i qeverisë tha se mësimet do të merreshin, dhe se kjo ishte arsyeja pse do të kishte një hetim të plotë publik vitin e ardhshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit