Deputetët e Bashës, kush do jetë
në listat e PD, 30 emrat e parë

Deputetët e Bashës, kush do jetë<br />në listat e PD, 30 emrat e parë
Ndërsa kanë mbetur edhe dy ditë nga koha kur kryedemokrati, Lulzim Basha, duhet të publikojë listën zyrtare të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 qershorit, disa nga emrat që do të jenë të sigurt në listën fituese duket se janë të ditur tashme.
 
Me një përllogaritje të thjeshtë rezulton që 12 koordinatorët në qarqe janë në listën fituese edhe për shkak se këta persona po merren direkt edhe me evidentimin e kandidatëve të mundshëm në këto lista.
 
Kështu pjesë e kësaj liste fituese rezultojnë, Edi Paloka, Arben Ristani, Dhurata Çupi, Florjon Mima, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Tritan Shehu, Grida Duma, Ervin Salianji, Aldo Bumçi e Gent Strazimiri.
 
Po ashtu pjesë e kësaj liste fituese për parlamentin që përfaqësojnë partinë e Lulzim Bashës në parlamentin e ardhshëm pritet të jenë edhe anëtarët e komisioneve të Vettingut, Jorida Tabaku, Eduard Halimi, Oerd Bylykbashi, Luçiano Boçi, Helidon Bushati.
 
Ndërkaq nga aleatët janë të sigurt Fatmir Mediu, e po ashtu burime bëjnë me dije se në këto lista fituese do të jenë edhe Dashamir Shehi, Nard Ndoka e Vangjel Dule.
 
Ndërkaq nga strukturat brenda partisë demokratike parashikohet që në zonën e fituesve do të jenë kreu i Forumit Rinor Demokrat, Belind Këlliçi i cili ka marrë edhe garancinë për një numër të madh të rinjve në këto lista, e po ashtu sekretari organizativ Enno Bozdo apo ai i burimeve njerëzore Fatbardh Kadilli.
 
Ndërsa parashikohet që krydemokrati Lulzim Basha të drejtoje qarkun e Elbasanit, ndersa ish-kryeministri Berisha pritet te drejtoje qarkun e Durresit dhe Jozefina Topalli mund të jetë në krye të listës për Qarkun e Tiranës, pjesë e së cilës do të jetë edhe Halim Kosova i cili është në krye të një komisioni që bën Vettingun e kandidatëve brenda radhëve të PD.
 
Ndërkaq burime jozyrtare në PD bëjnë me dije se jashtë këtyre listave mund të lihen drejtuesit e degëve të PD në rrethe, kjo duke iu referuar një urdhri që pati nxjerrë kryetari Lulzim Basha për të gjithë kandidatët për kryetar dege ku në atë kohë përjashtoi nga gara për këto poste deputetët.
 
Po ashtu të përjashtuar mund të jenë edhe ata deputetë që drejtuan fushatat e kandidatëve për kryetar bashkie në 2015 e që shënuan rezultat më të dobët se sa në vitin 2013.
 
A DO JENË KËTA DEPUTETË TË PD?
 
KOORDINATORËT
Edi Paloka
Arben Ristani
Dhurata Çupi
Florjon Mima
Flamur Noka
Albana Vokshi
Edmond Spaho
Tritan Shehu
Grida Duma
Ervin Salianji
Aldo Bumçi
Gent Strazimiri
 
ANËTARËT E KOMISIONEVE TË VETTINGUT
Jorida Tabaku
Eduart Halimi
Oerd Bylykbashi
Luciano Boçi
Helidon Bushati
 
ALEATËT
Fatmir Mediu
Dashamir Shehi
Nard Ndoka
Vangjel Dule
 
STRUKTURAT
Belind Këlliçi
Enno Bozdo
Fatbardh Kadilli
 
EMRAT ME PESHË
Lulzim Basha
Sali Berisha
Jozefina Topalli
Halim Kosova
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK